Ky është aplikacioni i ri iOutlook për Windows

Microsoft prezantoi versionin beta të Outlook për Windows ku klienti deskotp do të bëhet shumë i ngjashëm me versionin në ueb. Ndërsa imazhet dhe dizajni i aplikacionit janë publikuar prej kohësh online, lajmi i Microsoft jap mundësinë të provojmë funksionalitetet që mund të presim, transmeton PCWorld.al.

Përveç dizajnit të përditësuar, Outlook do të marrë edhe disa funksionalitete të reja, fillimisht do të integrohet Loop, sistemi i Microsoft për anketa, lista detyrash e shumë të tjera nga Office.

 

Foto: PCWorld.al
Foto: PCWorld.al

Gjithashtu është ndërtuar një sistem i ri për të bashkëngjitur skedarët. Nëse keni diçka të ngarkuar në cloud, mjafton të shtypni simbolin @ dhe më pas emërtimin e skedarit. Gjatë kohës që shkruani skedarët shfaqen live.

Microsoft ka shtuar edhe disa funksionalitete kalendari dhe to-do. Disa janë të thjeshta si mundësia për të ngjitur e-mail-et në krye të postes që do të thotë se ato qëndrojnë aty derisa ti hiqni vetë. Nga ana tjetër përdoruesit mund të klikojnë dhe tërheqin e-mail-et në një listë to-do ose si evente kalendarike.

Ndërsa të gjitha këto funksionalitete nuk përbëjnë risi në vetvete, ato janë të reja për klientin desktop. E thënë thjeshtë ueb aplikacioni i Outlook është konvertuar në një aplikacion desktop.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button