Antimafia e Leçes: Eshtë rritur sasia e drogës që vjen nga Shqipëria

Në Shqipëri është rritur prodhimi i lëndës narkotike por edhe sasia e trafikuar drejt brigjeve italiane.

Kjo është pranuar nga vetë Prokurori i antimafias së Leçes, Cataldo Motta i cili sot në Tiranë deklaroi se  pavarësisht sasive të sekuestruara, pjesa më e madhe e drogës nuk është kapur dhe gjendet në treg.

“Shqipëria ka kultivim të madh lëndës narkotike dhe është furnitor i madh i kësaj lënde” tha Prokurori i antimafias së Leçes, Cataldo Motta i cili ishte i ftuar sot paradite në një takim me prokurorët e Ballkanit Perëndimor në Tiranë.

Motta nënvizoi se në dijeninë e tij avioni i Riformatos ishte i pari që hynte në Shqipëri për trafik. Pranon se po kryhen hetime mbi trafikun e drogës nga ajri i cili u zbulua pas rrëzimit të avionit në Divjakë, dhe arrestimin e shtetasit italian Giorgo Riformato dhe shqiptarin Sajmir Bajrami.

“Do të ketë një shkëmbim të vazhdueshëm informacionesh mbi hetimet që janë duke u kryer si në Shqipëri ashtu edhe në Itali, në Leçe.” tha Motta duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve pas takimit.

Gjithashtu pranoi se po hetohet edhe rasti i Dritan Zaganit, shefit të antidrogës në Fier i cili u arrestua nga SHKB më 3 maj, 2014 pasi akuzohet se informonte për operacionet e trafikut të drogës një zyrtari italian.

Intervista e plotë dhënë nga Motta për gazetarët 

Gazetari: Për çështjen e avionit në Divjakë. Një italian u arrestua në Shqipëri për trafik të lëndëve narkotike a po verifikon pala shqiptare persona të tjerë të implikuar në itali duke qenë se njëri prej të arrestuarka përmenduar dhe shtetas të tjerë italianë.

Cataldo Motta: “Preferoj të mos flas për hetime që janë në zhvillim. Ajo që mund të them është se do të rrisim në maksimum bashkëpunimin ndërkombëtar dhe Shqipëria është shumë mirë e orientuar në këtë rrugë.

Do të ketë një shkëmbim të vazhdueshëm informacionesh mbi hetimet që janë duke u kryer si në Shqipëri ashtu edhe në Itali, në Leçe.

Dihet që në Shqipëri ka kultivim të madh lëndës narkotike dhe Shqipëria është furnitor i madh i kësaj lënde. Fakt i njohur se Vlora është vetëm 44 milje larg Leces dhe tregu i parë për shpërndarjen e marjiuanës është Lece. Takimi i sotëm është shumë i rëndësishëm. Dëgjova ministrin e Drejtësisë që vuri theksin mbi nevojën e një pavarësie më të madhe të Prokurorit të Përgjigjshëm dhe për mua ky është një aspekt shumë i rëndësishëm.

Gazetari Në Itali janë sekuestruar ngarkesa të mëdha droge ka ndryshuar ndonjë gjë. Ju e pranoni që është rritur sasia e drogës e kapur?

Po është rritur sigurisht jo aq sasia e sekuestruar sesa sasia që ne mendojnë që ka hyrë në Itali dhe është konsumuar. Kini parasysh një sasi bëhet përmes emigrancionit klandestin, dhe jo të gjitha lëndët narkotike janë të destinuara të rrinë aty, shumë janë të denstinuara për vendet e Europës veriore.

Gazetari: Pak javë më parë u arrestua një zyrtar i policisë shqiptare cili I jepte informacionin një zyrtar që ishte një zyrtar Italian

Cataldo Motta: Mos më bëni të flas për hetime që janë duke u kryer. Jemi në Shqipëri por sipas ligjit Italian nuk mund të flas për hetimet që janë duke u kryer.

Gazetari:  Eshtë rritur dhe sasia e droges që është kapur  a ka ardhur ky sekuestrim si bashkëpunmim me policinë shqiptare

Cataldo Motta: Po mendoj se ka ndikuar  bashkëpunimi me policinë shqiptare dhe kontrollet që ka bërë Guardia di Financa nga ajri por kryesisht është rritur edhe prodhimi.

Gazetari: A keni informacione a ka pasur avionë të tjerë përvec atij të Divjakës

Cataldo Motta: Jo deri tani nuk rezulton

Lajme të ngjashme

Back to top button