Ukraina përjashtoi mundësinë për armëpushim me Rusinë

Ukraina përjashtoi mundësinë e një armëpushimi ose lëshimi territorial ndaj Moskës, ndërsa Rusia intensifikoi sulmin e saj në rajonin lindor të Donbasit dhe ndërpreu dërgimin e gazit në Finlandë, në reagimin e fundit ndaj sanksioneve perëndimore dhe izolimit të saj gjithnjë e më të thellë në skenën ndërkombëtare, transmeton Zëri i Amerikës.

Negociatori kryesor i Ukrainës  përjashtoi mundësinë e një armëpushimi ose një marrëveshjeje me Moskën që do përfshinte dhënie territori.

Lëshimet do të jepnin efektin e kundërt, sepse Rusia do të godiste më fort pas çdo ndërprerjeje luftimesh, tha këshilltari i presidentit Zelenski, Mykhailo Podolyak.

Thirrjet e fundit për një armëpushim të menjëhershëm kishin ardhur nga Sekretari amwerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin dhe kryeministri italian Mario Draghi.

Rusia po kryen një ofensivë madhore në Luhansk, një nga dy provincat e rajonit të Donbasit.

Separatistët e mbështetur nga Rusia kontrollonin pjesë të Luhanskut dhe provincës fqinje Donetsk që përpara agresionit që filloi më 24 shkurt, por Moska synon të marrë nën kontroll territorin që është ende në duart e ukrainasve.

Në vijën e frontit të Donetskut, forcat ruse po përpiqeshin të çanin mbrojtjen e Ukrainës për të arritur në kufijtë administrativë të rajonit të Luhanskut, ndërsa më në veri ata vazhduan bombardimet e rënda të Sievierodonetskut dhe Lysychanskut, tha shtabi i përgjithshëm i Ukrainës sot.

Përndryshe, Rusia filloi pushtimin e Ukrainës mëngjesin e 24 shkurtit, presidenti i Rusisë- Vlladimir Putin këtë e quan “operacion ushtarak”. Nga ana tjetër, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend. Perëndimi dënoi këtë sulm duke sanksionuar Rusinë në forma të ndryshme ekonomike dhe diplomatike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button