RMV, Sindikata e Pavarur e Ushtarëve Profesionistë pezulloi grevën

Sindikata e Pavarur e Ushtarëve Profesionistë të Maqedonisë e pezulloi grevën e paralajmëruar para Qeverisë. Pas disa takimeve me institucionet, ata ende nuk kanë arritur të zgjidhin statusin e disa prej ushtarëve, ndaj vendosën të protestojnë para Qeverisë. Ministria e Mbrojtjes mirëpriti vendimin, transmeton Portalb.mk.

“Sipas nenit 40a të Ligjit për shërbimin në ushtri, ushtarët profesionistë të cilët kanë mbushur moshën 45 vjeçare transferohen në institucionet tjera të ndërlidhura. Por në dy vitet e fundit qeveria nuk ka marrë asnjë masë për transferimin e disa prej ushtarëve profesionistë në një institucion tjetër”, thonë nga Sindikata.

Hapi që morën sot do të jetë vetëm një paralajmërim, pas takimit të djeshëm me përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes, kanë vendosur që t’i japin edhe një javë afat qeverisë për t’iu përgjigjur kërkesave të tyre.

Ministria e Mbrojtjes njoftoi se mirëpriti vendimin e Sindikatës së Pavarur të Ushtarëve Profesionistë për tërheqje nga greva, siç thonë hap logjik pasi arritën konsensus me sindikatat për ndryshime në Ligjin për shërbimin në ushtri.

“Ministria e Mbrojtjes e mirëpret vendimin e Sindikatës së Pavarur për tërheqje nga greva e paralajmëruar për sot, pasi dje ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska dhe të katër sindikatat në mbrojtje, përfshirë Sindikatat e Pavarura të Ushtarëve Profesionistë, u pajtuan për amendamente shtesë ndaj Ligjit në mbështetje të ushtarëve”, thanë nga Ministria.

Ministria nënvizoi se ndryshimet e reja parashikojnë propozime që do të përmirësojnë ndjeshëm të drejtat e anëtarëve të tyre, si harmonizimi me pagën minimale, pagat e ushtarakëve dhe personelit civil, e drejta për të përfituar pension do të jetë me plotësimin e 40 viteve të shërbimit- 38 për gratë.

Ndër të tjera nga ministria njoftuan se ministrja Petrovska mori përsipër të bisedojë me kolegët e saj në seancën e Qeverisë të mërkurën, për të tejkaluar sfidat rreth transferimit të ushtarëve profesionistë në institucionet tjera. Dialogu vazhdon me të gjitha sindikatat e mbrojtjes.

Dje Ministrja e Mbrojtes në Shtëpinë e Armatës në Shkup realizoi takim me përfaqësuesit e sindikatave të fushës së mbrojtjes, në të cilin u arrit pajtueshmëri rreth propozim ndryshimeve në Ligjin për shërbim në Armatën e Maqedonisë së Veriut.

Përndryshe, Portalb.mk paraprakisht ka shkruar për pakënaqësitë e ushtarëve, përkatësisht çështjen e padive të ushtarëve në lidhje me (mos)pagesën e shtesave në rrogë e ngriti Portalb.mk. Më 2 dhjetor të vitit 2021 informuam se qindra të punësuar në Armatën e Maqedonisë së Veriut, në mesin e të cilëve dhe ushtarë profesionistë, po e padisin shtetin pasi që pretendojnë se nuk u paguhen shtesat dhe angazhimi për punë gjatë natës. Ata këtë e kanë bërë duke u thirrur në Ligjin për Marrëdhënie Pune. Nga ana tjetër, Ministria e Mbrojtjes pretendon se shtesat për punë gjatë natës u paguhen në bazë të Ligjit për MbrojtjeShërbim në Armatën e RMV-së dhe Marrëveshjen Kolektive për të Punësuarit në Mbrojtje. Sipas të dhënave të ministrisë, shteti i ka humbur 400 prej 2.000 lëndëve dhe u ka paguar të punësuarve rreth 125.000 euro. Sindikatat që konsultuam u kanë dhënë të drejtë ushtarëve.

Për më shumë lexoni storjen: Qindra ushtarë në RMV e padisin shtetin pasi pretendojnë se nuk u paguhet puna gjatë natës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button