Kabashi: Zgjedhjet në Evropë, nuk ka perspektivë për Maqedoninë

Pas shpalljes së rezultateve zyrtare nga zgjedhjet për deputetët në Parlamentin Evropian ku partitë e djathta dolën ngadhënjyese, duhet analizuar se çfarë efekti do të ketë përbërja e re parlamentare evropiane për Maqedoninë.

Në lidhje me këtë për Portalb ka folur njohësi i politikave ndërkombëtare, publicisti Gjakush Kabashi. Ai thotë se ajo që ndodh në Evropë nuk e tangon aspak Maqedoninë.

“Nuk e besoj se perspektiva e Maqedonisë varet direkt nga raportet e forcave ne Parlamentin Evropian. Kjo meqë problemet e Maqedonisë janë kryesisht në plan të brendshëm: liria e mediave, institucionet dhe sundimi i ligjit. Për më tepër, Maqedonia nuk kishte asnjë përparësi praktike edhe gjatë mandatit të kaluar të PE-së, ku shumica bindëse i takonte gradacionit EPP, ku bën pjesë edhe VMRO-DPMNE.” thotë Kabashi për Portalb.

Ai theksoi se para Maqedonisë ngriten edhe kritere tjera, anash emrit, si qe u deklarua edhe nga Ambasadori i BE-se në Shkup. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button