PSE (NUK) ËSHTË ASHTU?- Mitet për shëndetin mendor (VIDEO)

Tema e shëndetit mendor u bë veçanërisht e rëndësishme te të rinjtë pas pandemisë Covid, kur mënyra e funksionimit dhe mësimit ndryshoi, gjë që shkaktoi një shqetësim në mirëqenien mendore të pothuajse të gjithëve. Mësimi online dhe izolimi social kanë prekur shumicën e nxënësve dhe studentëve, ndaj tani psikologët i kanë duart plot. Por një vizitë te psikologu është shoqëruar gjithmonë me mite dhe stereotipe të caktuara.

Refuzimi i miteve të shëndetit mendor mund të ndihmojë në thyerjen e stigmës dhe krijimin e një kulture që inkurajon njerëzit e të gjitha moshave të kërkojnë mbështetje kur kanë nevojë për të. Ndaj në edicionin e tretë të rubrikës PSE (NUK) ËSHTË ASHTU? Prezantojmë disa mite të njohura për shëndetin mendor dhe një vizitë te psikologu. Psikologet Hana Mehmedi, Ana Poprizova, dhe Jasmina Jonuz flasin dhe komentojnë mitet.

PSE (NUK) ËSHTË ASHTU?
PSE (NUK) ËSHTË ASHTU?

Mitet për shëndetin mendor dhe një vizitë te një psikolog:

1. Fëmijët që kanë më shumë miq dhe nota të mira në shkollë nuk mund të jenë në depresion, nuk kanë arsye për të.

Nuk është ashtu. Fatkeqësisht, pavarësisht ambientit të mirë dhe jetës komode, prap-se-prap ndonjëherë mund të vuajmë nga depresioni. Depresioni varet nga shumë gjëra dhe është një trashëgimi shumë komplekse. Shumë nxënës që arrijnë sukses solid në shkollë mund të kenë disponim depresiv dhe të ndihen apatikë e të pamotivuar edhe nëse imazhi fillestar është se ata janë nxënës të shkëlqyeshëm. Suksesi në shkollë nuk është gjithmonë reflektim i shëndetit mendor të nxënësve.

2. Në vend se të flisni me një psikolog, flisni me shokun tuaj më të mirë, edhe ata do ti japin këshillat e njëjta

Nuk është ashtu. Sigurisht që mbështetja e një miku të mirë, shokut të ngushtë ka vlerë të jashtëzakonshme dhe mund të ndihmojë gjithmonë për shëndetin mendor, por sigurisht që nuk është e njëjtë me ndihmën profesionale të një psikologu. Psikologu është person i specializuar për atë punë, person i kualifikuar për të ju dhënë këshilla dhe për të ju udhëzuar dhe për këtë arsye ai edhe situatën të cilën ndodheni ju e sheh në formë shumë më reale sesa që do e kishte bërë një shok apo një shoqja juaj.  

3. Nëse shkoj te një psikolog ai do më japë ilaçe dhe do të më duhet ti marrë

Nuk është ashtu. Farmakoterapinë apo ilaçet në lidhje me një gjendje të veçantë të shëndetit mental e jep vetëm psikiatri i cili është i specializuar në atë fushë. Ndërsa psikologu është ai i cili mund të jep psikoterapi, mund të jep këshillime të cilat do ti ndihmojnë njeriut apo personave të cilët përjetojnë një vështirësi, t’i tejkalojnë ata nëpëmjet bisedës dhe nëpërmjet kuptuarit se çfarë është problem i tyre dhe gjejë zgjidhje duhura për atë Medikamentet për trajtimin e çrregullimeve mendore i përshkruan psikiatri dhe vetëm psikiatri.

4. Psikologu mund tua zbulojë sekretet e mija njerëzve tjerë 

Nuk është ashtu. Psikologu gjatë arsimimit të tiji zhvillon parime etike të punës së tij dhe një nga parimet më të rëndësishme është diskrecioni dhe konfidencialiteti i të dhënave.

Njëra ndër rregullat kryesore etikës profesionale psikologut është edhe besueshmëria e informacioneve cilët I ndan një klient me psikologun. Për këtë arye kjo është një rregull e cila nuk mund thehet dhe për këtë duhet dimë se psikologu asnjëherë nuk i ndan informatat cilat I merr nga klienti i tij me tjerët 

5. Probleme të shëndetit mendor kanë vetëm persona me karakter të dobët. Po të ishin më të fortë nuk do të kishin fare probleme.  

Nuk është ashtu. Shëndeti mendor është proces jetësor dhe ne e vërtetojmë çdo ditë nëpërmjet sjelljeve tona. Problemet e shëndetit mendor mund t’i ndodhin pothuajse secilit prej nesh në një moment të jetës. Nuk ka asnjë ndarje midis karakterit të dobët dhe karakterit të fortë. Të gjithë kemi virtytet dhe të metat tona.

6. Edhe fëmijët dhe të rritur të cilët nuk kanë probleme të shëndetit mendor mund të vizitojnë psikologun.

Ashtu është. Psikologun mund ta vizitojë çdokush, qoftë ato fëmijë apo të rritur. Në momente të cilët ata e ndjejnë se kanë nevojë të vizitojnë një psikolog mund të jetë edhe për një çështje shumë të thjeshtë, pa marrë parasysh se a paraqesin ndonjë simptom në lidhje me atë, mund të jetë për zhvillimin e vetë personal, mund të jetë për atë që të marrë këshilla që do ju ndihmojnë atyre në jetën e tyre më tutje.

Gjithsesi edhe fëmijët edhe të rriturit të cilët nuk kanë probleme të shëndetit mendor mund të vizitojnë psikologun sepse kjo mund të ju ndihmojë atyre që të kenë perspektiva të reja për jetën e tyre mund të jetë edhe për t’u zhvilluar në aspektin e tyre personal në jetën e tyre dhe gjithashtu të marrin këshilla për të cilat ata mund të kenë nevojë gjatë jetës së tyre.

Edhe psikologët si pjesë e edukimit e kanë një pjesë të detyrueshme ku shkojnë te psikologu.

7. Homoseksualiteti është sëmundje mendore.

Nuk është ashtu. Homoseksualiteti padyshim nuk është sëmundje. Megjithëse stereotipat janë përcjellë ndër vite në tekste të ndryshme shkollore se homoseksualiteti është sëmundje ose ndoshta ka disa rrënjë gjeologjike, por është një teori që është hedhur poshtë prej kohësh. Homoseksualiteti është orientim seksual dhe është zgjedhje e çdo personi.

8. Psikologu mund ndihmojë kuptoj përse nuk ndjehem mire dhe si kapërcej problemin tim.

Psikologu me edukimin e tij e drejton në procesin e vetënjohjes atë që kërkon ndihmë për të parë personin se si sillet, cilat janë modelet tipike të sjelljes që shkaktojnë një problem dhe kështu së bashku me personin, që kërkon ndihmë, të vijnë në strategji të reja për përballjen me problemet.

9. Personat me çrregullime të aspektit mendor janë të dhunshëm, të paparashikueshëm dhe duhet ti shmangim.

Nuk është ashtu. Personat të cilët kanë çrregullime të shëndetit mendor nuk duhet ti shmangim, përkundrazi ata janë persona të cilët kanë nevojë për mbështetjen tonë dhe ne duhet t’u qëndrojmë pranë tyre.Megjithëse sjellja agresive si simptomë mund të jetë pjesë e disa çrregullimeve mendore, ai zakonisht nuk është karakteristik për njerëzit me çrregullime mendore.

10. Sëmundjet mendore nuk mund të shërohen. Nëse dikush fillon një sëmundje mendore, ai do ta ketë atë gjithë jetën.

Pjesërisht është ashtu. Janë disa sëmundje mendore që, kur diagnostikohen, janë të pranishme gjatë gjithë jetës dhe individi dhe mjedisi i tij punojnë për të pranuar gjendjen dhe për të ofruar mbështetje, ndërsa shoqëria për ta integruar personin. Por në të njëjtën kohë, gjatë jetës së çdo personi mund të ndodhin kriza afatshkurtra ose afatgjata – mendore, emocionale, psikologjike, të cilat mund të jenë problem, por nëse personi kërkon ndihmë, punon për ta kapërcyer, ai mund t’ia dalë dhe të vazhdojë aktivisht me jetën e tij.

Si të ruaj higjienën mendore dhe si ta di që është koha për te psikologu?

Jetojmë në një epokë moderne ku kemi në dispozicion shumë burime, revista, media sociale, seminare falas dhe për kënaqësinë time të madhe ne mund të gjejmë lehtësisht mënyrë të përshtatshme për të ndihmuar veten dhe për të ruajtur shëndetin mendor.

a edhe disa këshilla të tjera të cilat ne do të mund të kujdesemi për higjienën mendore si për shembull të kemi një stil të shëndetshëm të jetës, të bëjmë aktivitet fizik, të ushqehemi shëndetshëm, të pushojmë atëherë kur është e nevojshme, t’i japim vetes hapsirë që ti përjetojmë ndjenjat ashtu siç na vijnë dhe të kemi nevojë të flasim për ata, të shoqërohemi, të socializohemi me të tjerët dhe të bëjmë atë që na pëlqen ta bëjmë.

Koha për te psikologu është gjithmonë kur ne e ndjejmë që kemi nevojë të këshillohemi nga një person profesional, diçka në lidhje me jetën tonë, mund të jetë kur kemi nevojë të zhvillohemi personalisht, mund të jetë në momente kur ne do e ndjejmë se nuk jemi vetvetja dhe kemi nevojë që të kthehemi te vetja jonë. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button