Charles Michel: Platformë politike për vendet jo anëtare të BE-së

Presidenti i KE, Charles Michel, tha në Tiranë se në situatën e krijuar nga agesioni rus ndaj Ukrainës integrimi europian ka nevojë për mënyra inovative, përtej modeleve tradicionale, transmeton DW.

“Përballë situatës së krijuar nga agesioni rus ndaj Ukrainës integrimi europian ka nevojë për mënyra inovative, përtej modeleve tradicionale, ka nevojë për stimuj të rinj, që të përshpejtohet procesi i integrimit europian”,  deklaroi Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel.

Si një mënyrë të tillë për vendet që nuk janë ende anëtarë të BE, ai paraqiti krijimin e një “Platforme Politike.”

“Objektivi ynë kryesor është t’i japim energji të reja procesit të integrimit në BE. Është shumë e rëndësishme të mos presim vendimin përfundimtar për anëtarësimin në BE por të kemi një platformë politike që mungon. Ky nuk është një justifikim tjetër, që të shtyjmë procesin, përkundrazi është që t’i japim një shtysë më të madhe politike bashkëpunimit dhe bashkërendimit të punës,” tha Charles Michel.

Ai theksoi se “duhet të përfshijmë në nivel politik të gjithë udhëheqësit që t’i kemi së bashku me 27 udhëheqësit e BE-së. Këtë qasje duhet ta zbatojmë menjëherë pa pritur aspak një vendim përfundimtar për anëtarësimin në BE”.

Michel, prezantoi edhe idene e “anëtarëve të asociuar ” me BE që e cilësoi ” shumë të afërt me atë të “Platformës politike.”

“Idenë e anëtarëve të asociuar në BE dëshirojmë të fillojmë sa më shpejt të jetë e mundur. Dëshirojmë të kemi formatet e duhura, që të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin, të njihemi më mirë me njëri-tjetrin, të kuptojmë se cilat janë mundësitë, vështirësitë, sesi mund të kujdesemi për njëri-tjetrin, të jemi shumë konkretë dhe operacionalë, ” tha Presidenti i KE.

Rikujtojmë që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë në pritje të marrjes së datës për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button