Petkov dhe Kovaçevski do të takohen nesër në Romë

Kryeministri i Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, Kiril Petkov dhe Dimitar Kovaçevski do të zhvillojnë udhëtimin e tyre në Romë dhe Vatikan me rastin e 24 majit – Ditës së Shën Kirilit dhe Metodit, shkruan 360 Shkallë, transmeton Portalb.mk.

Shërbimi për shtyp i qeverisë bullgare ka konfirmuar për mediat vendase se takimi i dy kryeministrave do të bëhet më 23 maj pas vizitës në Bazilikën “Santa Maria Maggiore”.

Dnevnik.bg” bullgar shkruan se ky udhëtim i kryeministrave do të shënojë mosmarrëveshjen mes dy vendeve dhe veton bullgare për fillimin e negociatave ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe BE-së. Sipas informacioneve të pakonfirmuara Petkov dhe Kovaçevski kanë biseduar që në këtë udhëtim të njoftojnë për parim në bisedime apo zgjidhjen që do të çonte në heqjen e vetos.

Kujtojmë se, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria tensionuan raportet për shkak të kontesteve historike. Sofja zyrtare kërkon që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Josip Broz Tito.

Ky kontest ka bllokuar procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria gjatë vitit 2021 i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershor, kurse më pas, më 14 dhjetor të vitit 2021, edhe një herë e bllokoi fillimin e negociatave RMV-BE.

Edhe në vitin 2020, njëjtë vendi fqinj, i vendosi dy here veto Maqedonisë së Veriut, një herë në këshillin e ministrave të Jashtëm të BE-së si dhe në Këshillin për Punë të Përgjithshme të BE-së, duke penguar në këtë mënyrë miratimin e kornizës negociuese për fillimin e negociatave të vendit me BE-në. Për zgjidhjen e kontesteve të historisë, komisioni maqedonaso – bullgar ka mbajtur takime, po nuk kanë arritur të gjejnë zgjidhje. Palët kanë mosmarrëveshje më së shumti rreth identitetit të figurave historike të Mbretit Samoil dhe Goce Delçevit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button