Bekteshi: Të gjithë tregtarët në vendet turistike do të mund të punojnë të dielave dhe festave

Ministria e Ekonomisë tashmë i ka propozuar Kuvendit amendamentet e Ligjit për tregti me të cilat lejohet puna gjatë ditëve të diela dhe festave për të gjithë shitësit me pakicë dhe shumicë në vendet turistike, të përcaktuara me Ligjin për turizëm. Kështu bëri të ditur sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi gjatë vizitës së sotme në rajonin e Strugës dhe Ohrit, transmeton Portalb.mk.

Bekteshi njoftoi se ndryshimet ligjore tashmë janë në procedurë parlamentare dhe varësisht nga puna e Kuvendit pret që këto ndryshime ligjore të votohen për dy javë dhe të hyjnë në fuqi me fillimi i sezonit turistik.

“Ndryshimet e Ligjit për tregti në pjesën e “ditë e dielës jopune” janë në procedurë parlamentare, ato u japin mundësi të gjithë tregtarëve në vendet turistike që të mund të punojnë të dielave dhe festave gjatë gjithë vitit. Këto ndryshime do të nxisin edhe më tej aktivitetin ekonomik në vend, veçanërisht në vendet turistike”, tha Bekteshi.

Ndër të tjera ministri theksoi të gjithë aktorët dhe punëtorët në dyqanet që do të punojnë  të dielave do të ketë mëditje më të larta për 100 për qind, ndërsa pjesa tjetër në aktivitetet e përcaktuara në përputhje me Ligjin për Marrëdhëniet e Punës do të marrin mëditje më të larta për 50%.

Ai shtoi se këto ndryshime ligjore, veçanërisht në Ohër dhe Strugë të kontribuojnë për një sezon edhe më të suksesshëm.

Ndërsa në kuadër të masave që do të zbatohen këtë vit për mbështetjen e turizmit vendas, siç tha ministri, është edhe masa për vauçerët turistik në objektet turistike vendase të punëtorëve me paga të ulëta. Në këtë masë janë paraparë 15 milion denarë dhe do të sigurohen vauçerë për 1500-2000 familje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button