fbpx

Angellovska-Bezhoska: Për të shmangur rritjen e mprehtë të normave të interesit, është e nevojshme që gradualisht të shtrëngohet politika monetare

Guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhoska në një intervistë për Radio Evropa e Lirë njoftoi se rritja e normës bazë të interesit nga bankat qendrore është sinjal për një periudhë të normave më të larta të interesit si për kursimet ashtu edhe për kreditë, të cilat do të kontribuojnë në rritjen e kursimeve dhe uljen e konsumit për të ulur presionin për rritjen e çmimeve nga kërkesa, transmeton Portalb.mk.

Guvernatorja theksoi se disa banka qendrore filluan të normalizojnë politikën monetare, e cila u qetësua gjatë pandemisë.

“Kjo është pasojë e presioneve më të gjata dhe më të përhapura të çmimeve, të cilat erdhën nëpërmjet çmimeve të produkteve bazë në bursat botërore, pra në kahun e ofertës. Më e rëndësishmja është që politika monetare të shtrëngohet gradualisht, për të shmangur efektet negative të rritjes së theksuar të normave të interesit. Është e qartë se cikli i normave të ulëta të interesit tashmë ka përfunduar dhe drejtimi në të cilin bankat qendrore dhe tregjet financiare ndërkombëtare po lëvizin në nivel global po normalizohen gradualisht, pra po kthehen gradualisht në disa nivele të mëparshme”, tha Angellovska-Bezhovska.

Ndër të tjera ajo shtoi se jemi pjesë e flukseve financiare globale, pra ajo që ndodh jashtë ndodh edhe në vendin tonë.

“Në këtë kuadër, Banka Popullore filloi shtrëngimin e politikës monetare, përkatësisht ngritjen e dyfishtë të normës bazë të interesit. Vendimet e politikës monetare merren çdo muaj, bazuar në informacionet e fundit, të dhënat më të fundit dhe analizat e shërbimeve të ekspertëve të bankës qendrore”, tha guvernatorja.

Ajo shtoi se rritja e normës bazë ndikon në të gjitha normat e interesit, si për kreditë ashtu edhe për depozitat, në kah rritës. Megjithatë, theksoi se për momentin nuk priten ndryshime më të theksuara të normave të interesit sepse ndryshimet në politikën monetare bëhen gradualisht. Gjithashtu nënvizoi se çdo bankë merr vendimin e saj për normat e interesit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button