Rusia ndaloi hyrjen në territorin e saj për presidentin amerikan Biden dhe sekretarin Blinken

Ministria e Jashtme e Federatës së Rusisë njoftoi se është vendosur në zbatim ndalesa e hyrjes në vend për 963 shtetas amerikanë, përfshirë presidentin e SHBA-së, Joe Biden dhe sekretarin e Shtetit, Antony Blinken, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim në faqen zyrtare të ministrisë, thuhet se është publikuar një listë e shtetasve amerikanë të cilëve u është ndaluar përgjithmonë hyrja në Rusi në aspektin e përgjigjes ndaj sanksioneve kundër Rusisë të vendosura vazhdimisht nga SHBA-ja.

Po ashtu në deklaratë bëhet e ditur se në këtë listë janë shtuar gjithsej 963 persona, përshirë presidentin e SHBA-së, Joe Biden dhe djalin e tij Hunter Biden, sekretarin e Shtetit, Antony Blinken, drejtorin e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Amerikane (CIA) William Burns dhe zyrtarë të tjerë.

“SHBA-ja është e zënë me akte armiqësore të cilat i janë kthyer më pas si në bumerang. Rusia nuk dëshiron konfrontim dhe duke ndarë popullin amerikan të cilin e kemi respektuar gjithmonë nga autoritetet e SHBA-së që nxisin armiqësinë ruse dhe nga ata që u shërbejnë atyre, ajo është e hapur për dialog të drejtë dhe të bazuar në respektin reciprok”, thuhet në deklaratë.

Përndryshe, Rusia filloi pushtimin e Ukrainës mëngjesin e 24 shkurtit, presidenti i Rusisë- Vlladimir Putin këtë e quan “operacion ushtarak”. Nga ana tjetër, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend. Perëndimi dënoi këtë sulm duke sanksionuar Rusinë në forma të ndryshme ekonomike dhe diplomatike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button