Kuvendi miraton vendimet për grupet e punës

Deputetët miratuan edhe propozim vendimet për themelimin e trupave të punës të Kuvendit, për themelimin e delegacioneve, grupeve të deputetëve dhe formave tjera të realizimit të bashkëpunimit ndërkombëtar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe për shpalljen e konkurseve për zgjedhje të anëtarëve të Komisionit për verifikim të fakteve.

Me propozim vendim të dhënë nga kryetari i Kuvendit Trajko Veljanovski propozohet që Kuvendi të ketë tre nënkryetarë.

Numrin e nënkryetarëve e konfirmon Kuvendi i Republikës së Maqedonisë me propozim të kryetarit të Kuvendit, kurse zgjidhen nga radhët e deputetëve të cilët i takojnë partive të ndryshme politike pjesëmarrës në Kuvend.
Në seancën e sotme Kuvendi konstatoi se Rufi Osmanit nga RDK i ndërpritet mandati.

Lajme të ngjashme

Back to top button