Zjarri në hotelin “Bushi”: Dhjetë persona të lënduar u dërguan në spitalin “8 shtatori” dhe në Toksikologji

Dhjetë persona të lënduar si pasojë e zjarrit që shpërtheu pasditën e sotme në hotelin “Bushi” në Shkup, janë dërguar me automjete të ndihmës së shpejtë në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 shtatori” dhe në Klinikën e Toksikologjisë, deklaroi udhëheqësja e Ndihmës së shpejtës mjeksore, Milica Bubalo, shkruan Telma, transmeton Portalb.mk.

Sipas saj, dy prej personave kanë pësuar lëndime më të rënda.

“Ekipet e NSHM kanë intervenuar në vendin e ngjarjes edhe për persona të tjerë të lënduar më lehtë të cilët janë ankuar se kanë vështirësi me frymëmarrjen”, shtoi ajo.

Në zjarrin që shpërtheu pasdite në hotelin “Bushi” në Çarshinë e Vjetër të Shkupi, u përfshin një pjesë e recepsionit dhe kuzhina e hotelit, informuan nga Brigada e Zjarrfikësve të Shkupit. Ata konfirmuan se zjarri është lokalizuar.

 

This slideshow requires JavaScript.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button