Legjenda braziliane e futbollit Silva dhe Pendarovski promovuan trofeun e FIFA-s në Shkup (VIDEO)

Në kuadër të turneut global që e organizon FIFA në pragë të Kampionatit Botëror të Futbollit, i cili do të mbahet në nëntor dhe dhjetor të këtij viti në Katar, trofeu për botërorin e ardhshëm arriti në Shkup, transmeton Portalb.mk.

Pjesë e turneut është edhe legjenda braziliane e futbollit Gilberto Silva, i cili në ngjarjen promovuese në Shkup “zbuloi” trofeun së bashku me presidentin, Stevo Pendarovski.

Foto: Kabineti i Presidentit

Pendarovski shprehi falënderime ndaj organizatorët për mundësinë dhe nderin që Maqedonia e Veriut të jetë një ndër vendet nikoqire të këtij trofeu të rëndësishëm të sportit.

“Nuk ka kënaqësi më të madhe, jo vetëm mes  atyre që e duan futbollin dhe sportin, se një ditë në të ardhme të afërt, në vend që presidenti i shtetit ta ketë në dorë këtë trofe, kapiteni i reprezentacionit tonë të futbollit ta ngrit këtë trofe lartë dhe ta kemi çdoherë në hapësirat të FFM-së”, tha Pendarovski.

Foto: Kabineti i Presidentit

Turneu organizohet në 51 shtete të botës, mestë cilave edhe 32 pjesmarrëse në botëror.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button