Mbappe konfirmoi ofertat

Kylian Mbappe brenda këtij muaji do të vendosë përfundimisht për të ardhmen e tij. Sulmuesi francez ka para vetes dy oferta të majme nga Paris Saint-Germaini dhe Real Madridi. Gazetari italian Gianluca di Marzio ka shkruar të premten se e ëma e sulmuesit, Fayza Mbappe, ka konfirmuar dy ofertat, raporton Koha.net.

Sipas saj, dy ofertat janë identike, por në fund është i biri i saj që do të vendosë për të ardhmen e tij. “Kemi marrëveshje me dy ekipet, Realin dhe Parisin. Kyliani do të vendosë. Ofertat nga dy ekipet janë pothuajse identike dhe Mbappe së shpejti do ta marrë vendimin”, ka thënë Fayza Mbappe.

Këtë edicion Mbappe 23-vjeçar ka shënuar 36 gola dhe ka bërë 26 asistime në të gjitha garat. Ai ka kontratë me Parisin deri në fund të këtij sezoni dhe nëse nuk e vazhdon kontratën atëherë do të transferohet si lojtar i lirë te Reali.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button