Kryeministri bullgar e ftoi Presidentin që të diskutojnë për Maqedoninë e Veriut

Kryeministri bullgar Kiril Petkov në një video-fjalim i bëri thirrje presidentit të shtetit Rumen Radev që të mbledhë Këshillin konsultativ të sigurisë kombëtare për gjendjen e negociatave ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Sofja, Petkov tha se qeveria bullgare nuk do të bëjë asgjë pa pëlqimin e gjerë kombëtar dhe në përputhje me marrëveshjen e koalicionit të koalicionit qeverisës në vend.

Petkov tha se në Këshillin konsultativ për siguri kombëtare marrin pjesë të gjitha palët, të gjitha shërbimet dhe kabineti presidencial dhe i bëri thirrje Ministrisë së Punëve të Jashtme që të dorëzojë raport për gjendjen e negociatave ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ai bëri thirrje që raporti të diskutohet në këshillin e rregullt të koalicionit javën e ardhshme.

Kryeministri bullgar konfirmoi se qeveria nuk do të bëjë asgjë bazuar në presionin e jashtëm dhe përpara një mirëkuptimi të plotë në nivel të Këshillit të koalicionit, diskutim i thellë në Këshillin konsultativ të sigurisë kombëtare dhe qëndrim të qartë dhe afirmativ të organit më të lartë në Parlamenti bullgar.

Sipas kryeministrit Petkov, mandatin përfundimtar legjitim për temën e Maqedonisë së Veriut e ka vetëm Kuvendi kombëtar i Bullgarisë dhe, siç tha ai, ai duhet të jetë absolutisht i qartë për të gjithë shoqërinë bullgare dhe partnerët e jashtëm të vendit. 

Kujtojmë se, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria tensionuan raportet për shkak të kontesteve historike. Sofja zyrtare kërkon që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Josip Broz Tito.

Ky kontest ka bllokuar procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria gjatë vitit 2021 i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershor, kurse më pas, më 14 dhjetor të vitit 2021, edhe një herë e bllokoi fillimin e negociatave RMV-BE.

Edhe në vitin 2020, njëjtë vendi fqinj, i vendosi dy here veto Maqedonisë së Veriut, një herë në këshillin e ministrave të Jashtëm të BE-së si dhe në Këshillin për Punë të Përgjithshme të BE-së, duke penguar në këtë mënyrë miratimin e kornizës negociuese për fillimin e negociatave të vendit me BE-në. Për zgjidhjen e kontesteve të historisë, komisioni maqedonaso – bullgar ka mbajtur takime, po nuk kanë arritur të gjejnë zgjidhje. Palët kanë mosmarrëveshje më së shumti rreth identitetit të figurave historike të Mbretit Samoil dhe Goce Delçevit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button