Mbrojtja e krerëve të UÇK-së i quan të fabrikuara provat nga Serbia

Mbrojtja e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi ka kërkuar që provat që vijnë nga Serbia të futen të konsiderohen në bazë të rregullit 103 për provat shfajësuese, raporton REL.

Ata e kanë përmendur përsëri rastin “Panda” si ilustrim i kapacitetit të Serbisë për të manipuluar me faktet.

Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, ka kërkuar që të gjitha këto prova të merren si shfajësuese. Ngjashëm është shprehur edhe avokati i Thaçit që i ka quajtur provat e dërguara nga institucionet e Serbisë fabrikime.

Kundërshti rreth nxjerrjes së dokumenteve ka pasur në mes të Zyrës së prokurorit të specializuar e mbrojtjes së të akuzuarve Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi për materialet shfajësuese.

Avokati mbrojtës i Thacit, Gregory Kehoe, i ka kërkuar prokurorisë t’ia dorëzojë mbrojtjes të gjitha materialet shfajësuese për të akuzuarit.

Këtë e ka kundërshtuar prokurori i ZPS-së, Alan Tieger, i cili ka thënë se afatet janë të panevojshme dhe se ato do të nxirren në vazhdimësi gjatë procedurës penale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button