Për t’u ikur gazetarëve, Arsovska e ka festuar vetëm me zjarrfikësit festën e tyre

Mediat sot për herë të parë në historinë e Maqedonisë së pavarur nuk kanë marrë ftesë për shënimin e 20 Majit – Ditën e Zjarrfikësve, në Brigadën e Zjarrfikësve në Shkup. Kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska, nuk ka dërguar ftesë deri te mediat që të jenë të pranishëm në festën dhe shënimin e ditës, diçka që deri më tani nuk ka ndodhur nga asnjë kryetar qoftë nga VMRO-DPMNE, LSDM, PLD ose kandidat të pavarur, gjegjësisht as nga Risto Penov, Trifun Kostovski, Koce Trajanovski ose Petre Shilegov, shkruan SDK, transmeton Portalb.mk.

Fjalimin e kryetares Arsovska e kanë dëgjuar vetëm zjarrfikësit, a problemet dhe meritat e tyre që i kanë si heronj të qytetit nuk kanë mundur të incizohen dhe transmetohen në opinioni pasi media nuk ka pasur. Qyteti ka dërguar kumtesë me fotografi të cilat vetë kryetarja e i ka zgjedhur. Në ngjarje ishin të ftuar vetëm kryetarët e komunave të qytetit.

Arsovska vazhdimisht u ik mediave që të mos i parashtrojnë pyetje. Nuk thirr konferenca për shtyp, nuk mban brifingje me gazetarët, nuk përgjigjet as në thirrje telefonike, sms porosi apo viber. Rrallë përgjigjen nga kabineti i saj. Për çdo kritikë, ose pyetje që nuk i pëlqen përgjigjet se “e sulmojnë”, a me mediat komunikon vetëm nëpërmjet kumtesave dhe emisioneve speciale.

Qyteti i Shkupit 7 muaj ende nuk ka as zëdhënës, gjegjësisht prej kur Arsovska ka ardhur në funksion. Pak para ardhjes së Arsovskës u emërua zëdhënës, por për vetë tre javë dha dorëheqje. Siç thonë burimet e Qytetit të Shkupit për SDK, pyetjet e gazetarëve nuk përgjigjen pasi që pritet miratim nga kryetarja, a ajo nuk i jep. Shpesh shërbimeve u është përgjigjur: “Injoroni”, “mos jepni përgjigje”, “le të telefonojnë…”.

Pasi që publikohen lajme të cilat thonë se Qyteti nuk jep deklarata, prej atje dërgojnë reagime se tekstet janë “tendencioze”, “lajme të rrejshme”, “sulmuese”, a për problemet fajin e ka udhëheqësia paraprake.

Arsovska nuk është paraqitur as në seancën e fundit për pyetje të këshilltarëve, javën e kaluar, që t’u përgjigjet pyetjeve të këshilltarëve që i marrin nga qytetarët. Për mungesën e saj nuk e ka informuar as kryetarin e Këshillit, Trajko Sllavevski, i cili nuk e ka ditur se pse nuk ka ardhur edhe pse është ftuar. Ajo më pas, me shkrim kumtoi se ka qenë në gjykatë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button