fbpx

RMV, rroga mesatare neto në muajin mars u rrit në 31.080 denarë

Paga mesatare neto në vend i ka kaluar 30.000 denarë. Në mars 2022 ajo arriti në 31.080 denarë, që përbën rritje prej 10,1 për qind krahasuar me pagën neto të paguar për punonjës në mars 2021, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror për Statistikës (ESSH), transmeton Portalb.mk.

“Kjo rritje vjen kryesisht si pasojë e rritjes së pagës mesatare mujore neto të paguar për punonjës në sektorët: Aktivitete financiare dhe sigurime (21,4%), Arte, argëtim dhe rekreacion (20,2%) dhe Objekte për akomodim dhe veprimtari për shërbim ushqimor ( 19.5 për qind)”, thuhet në njoftimin e ESSh-së.

Rritja e pagës mesatare mujore neto të paguar për punonjës, krahasuar me shkurtin 2022, është vërejtur në sektorët: Veprimtari financiare dhe të sigurimit (16.9 për qind), Miniera dhe nxjerrjen e gurëve (13.5 për qind) dhe Industrinë e përpunimit (7.1 për qind).

Paga mesatare mujore bruto e paguar për të punësuar në mars 2022 në vend ishte 46.430 denarë dhe është rritur për 10,3 për qind në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button