Kherson së shpejti do të bëhet pjesë e Rusisë, tha guvernatori i ri

Rajoni i okupuar jugor i Ukrainës, Kherson, së shpejti do të integrohet plotësisht në Rusi, tha guvernatori i ri Volodymyr Saldo. Ai u vendos në funksion nga forcat ruse pasi morën kontrollin e rajonit në fillim të marsit, transmeton Portalb.mk.

Saldo në Telegram shkroi se zona do të quhet tani e tutje Rajoni Kherson i Federatës Ruse dhe banorët do të mund të aplikojnë për nënshtetësinë ruse në javët në vijim, pasi situata të stabilizohet.

Autoritetet ukrainase dhe Perëndimi kanë paralajmëruar më parë se Moska planifikon të mbajë referendum të rremë për pavarësinë e Khersonit. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov nuk tha se aneksimi i pjesëve të okupuara të Ukrainës jugore do të ndodhte në mënyrë të pashmangshme, por se e ardhmja e rajonit varet nga vetë banorët.

Kherson ishte qyteti i parë i madh që rusët pushtuan që nga fillimi i pushtimit. Nga 1 maji, në rajon paguhet në rubla.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button