fbpx

Pas një pauze dyvjeçare, sot në sheshin “Maqedonia” do të mbahet parada e maturës

Pas një pauze dy vjeçare për shkak të pandemisë së kovid-19, sot në mesditë në sheshin “Maqedonia” në Shkup do të mbahet parada e maturës, transmeton Portalb.mk.

Në paradë do të marrin pjesë të diplomuarit nga ShMQSh “Rade Jovçevski Korçagin”, ShMQSh “Pançe Arsovski”, ShMQSh “Braqa Miladinovci”, ShMQSh “Georgi Dimitrov”, ShMQSh “Dr. Pançe Karagjozov”, ShMEK “Vasil Tasevski Dren”, ShMQSh”Vllado Tasevski”, ShMQSh “Orce Nikolov”, ShMQSh “Lazar Tanev”, ShMQSh “Shaip Jusuf”, ShMQSh “Josip Broz Tito”, ShMQSh “Koço Racin”, ShMQSh “Marija Kiri Sklovska”.

Organizator i paradës së maturës është Drejtoria për kulturë dhe arte e Shkupit, në bashkëpunim me Klubin sportiv të vallëzimit “Ritëm Plus”. Patron i manifestimit është Qyteti i Shkupit.

Përveç maturantëve të Shkupit, këtë vit në paradën e maturës do të marrin pjesë edhe kolegët e tyre maturantë nga tridhjetë qytete të Sllovenisë, Sllovakisë, Hungarisë, Serbisë, Malit të Zi.

Në vitet e fundit, pjesëmarrësit nga qindra qytete të Maqedonisë, Sllovenisë, Italisë, Kroacisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Serbisë, Rumanisë, Bullgarisë, Shqipërisë, Ukrainës, Hungarisë dhe Austrisë kanë vendosur Rekordet Botërore Guinness shtatë herë në vallëzim të sinkronizuar të njëkohshëm – kuadril. . Numri i përgjithshëm i pjesëmarrësve në paradën e maturës në vitet e kaluara në të gjitha qytetet pjesëmarrëse e kalon numrin prej 500.000 maturantësh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button