fbpx

Macron: Komuniteti politik evropian nuk është alternativë por plotësim i procesit të anëtarësimit në BE

Presidenti francez, Emanuel Macron sot deklaroi se, komuniteti politik evropian që e propozoi në fillim të muajit maj paraqet plotësim dhe jo alternativë e procesit të anëtarësimit në BE, përcjell korrespodenti i MIA-s nga Parisi, transmeton Portalb.mk.

Duke folur para Pallatit Elysse gjatë pritjes së presidentes së Moldavisë, Maja Sandu, Macron rikujtoi se, ky format i ri ka për qëllim “të krijojë kornizë të re për strukturimin e bashkëpunimit, duke unifikuar kombet demokrate evropiane të cilat i përmbahen bazës tonë të vlerave dhe të cilat synojnë drejt apo të mos hyjnë në Bashkimin Evropian”.

“Ky komunitet nuk është alternativë e procesit qasës por plotësim i cili pavarësisht prej tij, mundëson strukturim të raportit politik, energjetik dhe investues me disa vende që e dëshirojnë atë”, tha ai.

Macron e paraqiti këtë projekt më 9 maj para Parlamentit Evropian në Strasburg në kulmin e debatit për fillimit të procesit të anëtarësimit të Ukrainës. Ai sqaroi se, do të duhen dekada për Ukrainën që të anëtarësohet në BE dhe propozoi që në ndërkohë ajo të jetë pjesë e “Komunitetit politik evropian”,  i cili mund ta përfshijë edhe Britaninë e Madhe, e cila doli nga BE-ja në vitin 2020.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button