Numri i udhëtarëve që e shfrytëzojnë autobusin në Maqedoninë e Veriut është rritur, veçohet transporti ndërkombëtar

Në Maqedoninë e Veriut gjatë tremujorit të parë është rritur numri i udhëtarëve që e shfrytëzojnë autobusin në transportin publik, krahasuar me tremujorin e vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Në tremujorin e parë të vitit 2022, numri i përgjithshëm i udhëtarëve të transportuar me autobus është 10 467 000 udhëtarë dhe krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak numri i tyre është rritur për 14.3%”, deklarojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Rritje më e madhe është regjistruar të transporti ndërkombëtar për 115 përqind, ndërsa në transportin periferik 23.6 përqind, kurse në atë urban 6 përqind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button