fbpx

Kryeministri Kovaçevski paralajmëroi rritje të çmimit të rrymës: Na pret dimër i rëndë

Na pret dimri më i rëndë pas Luftës së Dytë Botërore. Ne për momentin po bëjmë gjithçka që të sigurojmë furnizim me energji elektrike dhe t’i sigurojmë të gjitha lëndët e papërpunuara për prodhimin e energjisë elektrike. Atë e bëjnë të gjitha shtetet fqinje që do të thotë se një blerje e tillë masive për prodhim të energjisë elektrike sigurisht do të ndikojë në rritjen e çmimit, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski, njofton Portalb.mk.

Sipas tij, se si do të jetë dimri shumë do të varet nga zhvillimi i ngjarjeve në Ukrainë.

“Nëse vazhdojnë veprimet ushtarake, atëherë sipas të gjitha gjasave efektet negative nga ajo luftë do të jenë edhe më të fuqishme për Evropën dhe rajonin tonë në tërësi. Ky do të jetë dimri më i rëndë për gjeneratën tonë, megjithatë edhe për gjeneratat më të vjetra se ne”, plotësoi Kovaçevski.

Ai përsëriti se me rebalancin sigurohen mjete të cilat duhet të jenë për masa shtesë për mbrojtjen e kategorive të prekura të qytetarëve.

“Tanimë ka informuar ESM se është në finalizim të kredisë nga Banka Evropiane në vlerë prej 100 milionë eurove me kushte shumë më rreth 1% interes. Kur flasim për rezultatin financiar të ESM-së, atëherë unë në një deklarim publik thash se nëse nuk do të miratohej vendimi i Qeverisë që të subvencionohet rryma elektronike që e paguajnë qytetarët, a ne për momentin e subvencionojmë 80% të çmimit, atëherë ESM nuk do të kishte humbje dhe sipas të gjitha gjasave nëse do të shiste sipas çmimeve të tregut të cilat janë shumë të mëdha, atëherë do të shkaktonte goditje. Atëherë sipas të gjitha gjasave ESM do të përfundonte me 200 milionë profit”, tha Kovaçevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button