Largimi i RDK nga Parlamenti i hap rrugë zgjedhjeve për plotësimin e një mandati

Zgjedhje të reja në njësinë zgjedhore numër 6 për plotësimin e një vendi për deputet e presin Maqedoninë. Një zhvillim i tillë i ngjarjeve ndodh pasi deputeti I RDK-së, Rufi Osmani dha dorëheqje nga mandate për deputet. Parlamenti në seancën e sotme ka konstatuar ndërprerjen e mandatit për Rufi Osmanin.

Kjo do të thotë se mandate do t’i ofrohet kandidatit tjetër që është në listën e RDK-së, por pasi kjo parti ka vendosur që të mos marrë pjesë në punët e Parlamentit, pritet që edhe kandidati pasardhës ta refuzojë mandatin.
Pas mbarimit të listës hapet rruga për zgjedhje të reja për një vend deputeti në njësinë zgjedhore numër gjashtë. Nëse ndodhë kjo atëherë ka gjasa që BDI të shtojë numrin e deputetëve në Parlament.

Lajme të ngjashme

Back to top button