fbpx

Parlamenti Europian votoi rezolutën për Shqipërinë

Parlamenti Evropian votoi me 519 vota pro, 52 kundër dhe 28 abstenim rezolutën për Shqipërinë të raportueses Isabel Santos mbi progresin e Shqipërisë në reformat e integrimit evropian gjatë vitit 2021.

Në këtë raport, Parlamenti Evropian i kërkon Këshillit të Bashkimit Evropian të hapë me shpejtësi negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë  në BE, transmeton Periskopi.

Sipas Parlamentit Evropian, mos hapja e negociatave përbën një kërcënim serioz për politikën e zgjerimit dhe dëmton reputacionin e Bashkimit Evropian si partner i besueshëm dhe aktor serioz gjeopolitik në sytë e opinionit publik.

Këshillit të BE-së i kërkohet të marrë shpejt vendimin për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në dritën e kontekstit gjeostrategjik të luftës në Ukrainë dhe në veçanti aktiviteteve keqdashëse në rajonin e  Ballkanit Perëndimor, që synojnë cenimin e integrimit më të thellë të rajonit në Bashkimin Evropian dhe stabilitetin e tyre politik. /abcnews.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button