Vërshime në një klasë në ‘Josip Broz Tito’

Moti i ligë që mbrëmë përfshiu Shkupin pas vete la rrugë të vërshuara, bodrume, objekte publike, ndërsa disa klasa shkollore në gjimnazin “Josip Broz Tito” janë përfshirë po ashtu nga vërshimet.

Uji në klasat e kësaj shkolle e cila gjendet në zemër të qytetit të Shkupit- ka rënë nga tavani.

Gjithashtu nga vërshimet kanë pësuar edhe barakat e Komunës Qendër.

Nga komuna thonë se nuk ka pasur dëme të mëdha material dhe se bëhet fjalë për një sasi të vogël të ujit.

Lajme të ngjashme

Back to top button