fbpx

Kliçko zgjidhet kryetar i Kievit

Kampioni ukrainas i boksit, Vitalij Kliçko fitoi në zgjedhjet për prefekt të Kievit, deklaroi Petro Poroshenko, fitues i zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë.

“Mundem me siguri të them se sipas informatave tona, Kliçko do të jetë kryetari i ardhshëm i qytetit të Kievit”, tha Poroshenko pasi e shpalli fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale.

Dyzet e dy vjeçari Kliçko, boksier në kategorinë e rëndë i cili u bë hero i opozitës, hoqi dorë nga gara për president të Ukrainës për ta mbështetur Poroshenkon.

Zgjedhjet për prefekt u mbajtën dje në disa qytete të Ukrainës së bashku me zgjedhjet e jashtëzakonshme presidenciale.

Lajme të ngjashme

Back to top button