Instituti Ekonomik – Shkup shënoi 70 vjetorin e ekzistimit, me këtë rast u ndanë mirënjohje dhe falënderime

Instituti Ekonomik – Shkup, si njësi e Universitetit Shën Kiril dhe Metodi në Shkup, më 18 maj 2022, me një ceremoni të veçantë shënoi 70 vjetorin e ekzistencës së tij. Në ceremoni, krahas drejtorit të Institutit Ekonomik, prof. Zoran Janevski, folën edhe rektori i Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, Nikolla Jankulovski, si dhe ministri i Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Jeton Shaqiri, transmeton Portalb.mk.

Drejtori i Institutit Ekonomik-Shkup, prof. Zoran Janevski, në fjalën e tij iu referua shtatë dekadave të ekzistencës së Institutit, të cilat nënkuptojnë vazhdimësi dhe zhvillim në të gjitha segmentet e deritanishme të punës së tij – kërkimore shkencore dhe veprimtaria aplikative, botuese, ndërtimi i bashkëpunimit dhe partneriteti me institucionet përkatëse në brenda dhe jashtë vendit, si dhe në dekadat e fundit përfshirja dhe zgjerimi i veprimtarisë arsimore në nivelet e avancuara të arsimit të lartë. Për suksesin e Institutit të Ekonomisë, flasin titujt dhe përmbajtja e më shumë se 500 projekteve të kryera kërkimore vendase dhe ndërkombëtare, të cilat ndjekin në mënyrë permanente arritjet e mendimit shkencor në botë nga aspekti teorik, zhvillimor dhe profesional-aplikativ. Gjatë ekzistencës së tij, Instituti ka botuar më shumë se 180 botime speciale dhe në 24 vitet e fundit ka botuar revistën shkencore Economic Development, e cila ka këshill redaktues ndërkombëtar dhe është e indeksuar në bazat e të dhënave të revistave EBSCO dhe CEEOL. Drejtori i Institutit Ekonomik ndër të tjera theksoi se në këtë institucion të arsimit të lartë janë të diplomuar mbi 900 studentë në disa programe studimi të ciklit të dytë në fushën e ekonomisë, shkencave organizative dhe menaxhmentit dhe se kanë doktoruar mbi 250 doktorë shkencash në tri fusha shkencore.

Në fjalën e tij me rastin e Jubileut, Rektori Nikolla Jankulovski, theksoi se veprimtaria kërkimore-shkencore dhe aplikative e Institutit Ekonomik në lëmin e shkencave ekonomike, organizative dhe demografisë është e njohur dhe meriton të vlerësohet lartë, ndër të tjera, për shkak të: numrit të madh të projekteve të realizuara, botime speciale dhe punime të botuara shkencore dhe profesionale; rezultatet e veprimtarisë kërkimore-zbatuese shkencore dhe ndikimi i tyre në krijimin e politikave ekonomike të vendit, si dhe përshtatshmëria e propozimeve të ofruara për përmirësimin e gjendjes aktuale në sektorin publik dhe real; por edhe për shkak të aktualitetit dhe veçantisë së temave të propozuara për vëzhgim më të thelluar shkencor dhe profesional në projektet që janë realizuar prej një dekade me mjete financiare nga funksionet integruese të UKM-së. Në të njëjtën kohë, ai theksoi se Instituti ekonomik ka mbështetur procesin e transformimit digjital dhe është bërë një nga pionierët në zbatimin e konceptit të Shkencës së hapur. Kjo qasje e veçon atë nga organizatat e tjera të ndërlidhura dhe nënkupton ndjekje të lehtësuar të tendencave moderne në aktivitetet shkencore dhe arsimore, si dhe përfshirje më të madhe të shkencës në rrjedhat ekonomike.

Ministri i Arsimit dhe shkencës Jeton Shaqiri, duke iu drejtuar të pranishmëve, ai vuri në dukje se puna e gjerë kërkimore-shkencore e bërë nga stafi shkencor i Institutit ekonomik, që nga fillimi i tij e deri më sot, meriton urime të sinqerta dhe është një rezultat i denjë dhe një kontribut i jashtëzakonshëm në zhvillimin e shkencës. Ai ndër të tjera theksoi se shkenca është ajo që tregon më së miri drejtimin në kushtet kur ekonomia botërore është më komplekse se kurrë dhe kur ka shumë sfida globale, si kriza energjetike dhe emigrantëve, pandemitë, ndryshimet klimatike etj. Prandaj, Qeveria dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës ndryshuan politikat që synonin avancimin e veprimtarisë kërkimore-shkencore dhe rikthyen investimet në shkencë në zërat e buxhetit, duke rritur mjetet financiare dhe duke u dhënë më shumë mundësi punëtorëve shkencor.

Në kuadër të shënimit të jubileut domethënës – 70 vjetorin e ekzistencës, Instituti ekonomik nënshkroi një marrëveshje EDU partneriteti me Datalab MK, kompani për mbështetjen e kompanive në procesin e transformimit digjital. Bëhet fjalë për kompani që bashkëpunon me disa institucione arsimore në rajon, duke u ofruar atyre akses në mjetet moderne për funksionimin operacional. Bashkëpunimi i Institutit ekonomik me Datalab bazohet në licencimin e softuerit të biznesit Pantheon ERP dhe do të rezultojë në ngritjen e një Laboratori të Transformimit Digjital. Datalab MK dhe Instituti ekonomik, përveç bashkëpunimit për qëllime arsimore, do të ofrojnë në treg një paketë shërbimesh komerciale për subjektet afariste në vend, duke shfrytëzuar resurset maksimale që kanë në dispozicion.

Në kuadër të ceremonisë me rastin e 70 vjetorit të Institutit, u ndanë falënderime për institucionet shtetërore, fakultetet dhe institutet nga vendi dhe jashtë, duke përfshirë: Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Falënderime u ndanë edhe për kompanitë private, fondacione dhe individë me të cilët Instituti ekonomik – Shkup ka pasur bashkëpunim të suksesshëm dhe afatgjatë.

Në kuadër të festës, Instituti ekonomik-Shkup ndau mirënjohje për studentët që kanë magjistruar në periudhën 2017-2022, për programet e veçanta të studimit të ciklit të dytë të studimeve në Institutin, të cilët kanë arritur sukses të jashtëzakonshëm dhe një notë mesatare të lartë. Krahas lavdërimeve, Instituti ekonomik në bashkëpunim me Datalab MK, këtyre studentëve u ndau çmime të veçanta në formën e licencës njëvjeçare për softuerin e biznesit Pantheon ERP, duke përfshirë të gjitha modulet dhe aksesin në burimet e trajnimit digjital.

This slideshow requires JavaScript.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button