Parlamenti Evropian kërcënoi me sanksione ish kancelarin gjerman Shroder për lidhjet me Rusinë

Parlamenti Evropian po rrit presionin e tij ndaj ish-kancelarit gjerman Gerhard Schröder, duke e kërcënuar atë me sanksione nëse refuzon të japë dorëheqjen nga postet e tij në kompanitë ruse, sugjeron një draft-mocion i përbashkët, i parë nga Euractiv.

Mocioni i përbashkët mbështetet nga eurodeputetë nga parti të ndryshme politike, duke filluar nga Renew Europe, EPP dhe të Gjelbërit e deri te S&D – familja politike e Schröderit, duke i bërë thirrje Këshillit të zgjerojë listën e individëve në listën e sanksioneve të BE-së.

Përderisa disa ish-ministra evropianë janë larguar tashmë nga pozicioni i tyre në kompanitë ruse, projekt-mocioni “kërkon fuqishëm që edhe të tjerët, si Karin Kneissl dhe Gerhard Schröder të bëjnë të njëjtën gjë”.

Në të njëjtin paragraf, dokumenti i bën thirrje “Këshillit të zgjerojë listën e individëve të shënjestruar nga sanksionet e BE-së tek anëtarët evropianë të bordeve të kompanive të mëdha ruse dhe politikanët që vazhdojnë të marrin para ruse”.

Schröder konsiderohet të jetë mik afatgjatë i presidentit rus Vladimir Putin dhe është kryetar i bordit mbikëqyrës të kompanisë ruse të energjisë, Rosneft. Ai ishte gjithashtu një prej kokave kryesore kryesor pas gazsjellësin kontrovers të Gjermanisë Nord Stream 2, për të cilin loboi shumë në Berlin.

Ish-udhëheqësi tjetër evropian të cilit i drejtohet mocioni është ish-ministrja e Jashtme austriake Karin Kneissl, e cila është gjithashtu anëtare e Bordit mbikëqyrës të Rosneft. Madje ajo e ftoi Putinin në dasmën e saj në vitin 2018 ndërsa ishte ende ministre e Jashtme austriake dhe u shkruan titujt për “rënien e saj në gjunj” ndaj Putinit teksa kërcente vals me Presidentin rus.

Të dy politikanët nuk kanë arritur të distancohen nga Kremlini që nga fillimi i luftës në Ukrainë. “Unë nuk bëj mea culpa”, tha Schröder për New York Times në mes të prillit, duke shtuar “kjo nuk është gjëja ime”.

Presioni është gjithashtu në rritje mbi Schröder në terrenin e tij të shtëpisë. Koalicioni gjerman dëshiron të anulojë stafin aktual të ish-kancelarit dhe dhënien e zyrës në Bundestag.

Është një traditë e kahershme në Gjermani, që ish-kancelarët vazhdojnë të mbajnë një zyrë në Bundestag, edhe pasi janë larguar nga skena politike. Koalicioni gjerman do të sjellë një mocion në Bundestag të enjten për të vendosur për heqjen e zyrës së Shroderit.

Megjithatë, koalicioni nuk e justifikon hapin me ngatërresën e Shroderit me Kremlinin, por se ai “nuk përmbush më asnjë detyrim të vazhdueshëm nga zyra e tij si ish-kancelar federal”, shpjeguan të mërkurën tre deputetë të partive të koalicionit.

Presioni nga partia e tij po rritet gjithashtu mbi Schröder-in, pasi shumë politikanë gjermanë të rangut të lartë po bëjnë thirrje për përjashtimin e Schröder nga SPD.

Për shembull, ministrja e Brendshme gjermane Nancy Faeser i tha Die Zeit të mërkurën se ish-kancelari duhet të “përjashtohet” nga partia.

Ndërsa vetë Scholz deri më tani është përmbajtur nga komentimi i një përjashtimi të mundshëm të pjesshëm, në një intervistë me transmetuesin servisin publik ZDF ai e këshilloi Schröder-in të “tërhiqet nga këto pozicione”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button