Nuk kemi kohë për të humbur, vlerësojnë Kovaçevski dhe Makron në lidhje me procesin eurointegrues

Në bisedën e zhvilluar ndërmjet kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, dhe presidentit të Francës, Emanuel Makron, u vlerësuan raportet ndërmjet dy vendeve dhe kontributi në zhbllokimin e procesit eurointegrues, transmeton Portalb.mk.

“Nuk kemi kohë për të humbur, u pajtua kryeministri Kovaçevski dhe presidenti Makron dhe theksuan se shtyrja e mëtutjeshme mund të sjellë pasoja serioze rajonale dhe e hap derën për rritjen e ndikimit të forcave të treta në rajon”, deklarojnë nga Kryeministria.

Kovaçevski e uroi Makronin për mandatin e ri të presidentit, duke e uruar gjithashtu edhe përzgjedhjen e Elizabet Born si kryeministre. Kryeministri theksoi edhe angazhimin e Makronit dhe Francës në procesin e zgjerimit të BE-së dhe procesin eurointegrues të Maqedonisë së Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button