Letra falënderuese e shkupjanes pasi bashkëqytetarët e saj shqiptarë e shpëtuan nga vërshimet

Një qytetare nga Shkupi është falënderuar publikisht nëpërmjet një letre qytetarëve shqiptarë që kanë dal të ndihmojnë natën e mbrëmshme qytetarëve të bllokuar nga vërshimet.

Ajo në fund të letrës u është drejtuar qytetarëve me ..falemnderit!!, në gjuhën shqipe.

..uji arriti deri tek dyert..pash veturën para meje se si lundron..afër një veturë u mbush me ujë dhe e hodhi në anën tjetër të rrugës, ndërsa brenda një nënë me një fëmijë..disi arritëm në një pjesë të sigurt (në afërsi të hotelit Kontinental) dhe më pas edhe një rrugë e përmbytur..as andej, as këndej..falënderim i madh për grupin e qytetarëve të cilët me vetiniciativë dolën të zbathur në rrugë me ujë deri në mes dhe në gjuhën shqipe dhe maqedone na drejtuan që të mos përmbytemi dhe se si të vazhdojmë në të sigurt..jo nesër, këtë ditë dua t’ju falënderohem për njerëzimin dhe ndihmë..falemnderit!!

Sonja Ajanovska

Lajme të ngjashme

Back to top button