UNT zhvilloi ditë të hapur në Sheshin Skënderbeu në Shkup

Universiteti ‘Nënë Tereza’ sot zhvilloi “ditë të hapur” në Sheshin ‘Skënderbeu’ në Shkup, në të cilën në prezencë të maturantëve promovoi programet studimore të pesë fakulteteve të tij. Para studentëve të ardhshëm si dhe të ftuarve, kryetarit të Komunës së Çairit Visar Ganiu dhe kryetarit të Komunës së Sarajit Blerim Bexhetit, fjalim mirëseardhës kishte rektori i UNT-së, Izet Zeqiri.

Rektori Zeqiri tha se ndjehet shumë i lumtur dhe i emocionuar nga prezenca e madhe e maturantëve, të cilët i porositi se duhet të sjellin vendim se çfarë dëshirojnë të bëhen në të ardhmen.

“Dëshirojmë të ju informojmë me ofertën tonë akademike, dëshirojmë tu ndihmojmë që ju ta krijoni më lehtë një mendim, dhe në bazë të tij të vendosni çfarë dëshironi të bëheni. Unë jam këtu të ju ftoj që të ju bashkangjiteni këtyre 3000 bashkëmoshatarëve tuaj studentë, sepse vetëm të bashkuar jemi më të fortë, më të dijshëm, më përparimtarë”, tha Zeqiri.

Të pranishmëve iu drejtua edhe kryetari i Komunës së Çairit, z. Visar Ganiu i cili ku maturantëve iu dëshiroi suksese në sfidat e tyre akademike pranë UNT-së si një derë e sigurt për të gjithë maturantët. Ndërsa kryetari i Komunës Saraj, Blerim Bexheti pati rastin që të gjithë të pranishmëve të iu uron mirëseardhje në botën e studimeve arkitektëve të ardhshëm të diturisë si njëri ndër Universitetit të vetëm publik në kryeqytet.

Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup ka 5 fakultete, dhe atë: Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Fakulteti i Shkencave Teknike, Fakulteti i Shkencave Informatike, Fakulteti i Shkencave Teknologjike dhe Fakulteti i Shkencave Sociale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button