Më 16 dhe 17 qershor do të mbahet edicioni i dytë i “Forumit të Prespës për Dialog”

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në pres-konferencën e sotme i prezantoi detajet për edicionin e dytë të Forumit të Prespës për Dialog, i cili këtë vit do të mbahet më 16 dhe 17 qershor.

Sa është e qëndrueshme bota në të cilën jetojmë? A mund të konfirmojmë se arkitektura e sigurisë euroatlantike, e bazuar në strukturat e NATO-s dhe OSBE-së është e gatshme ta ruajë paqen ndërkombëtare? Sa është i gatshëm rajoni t’i bëj ballë presioneve të sfidave moderne? Në fokusin e bisedimeve do të mbizotërojnë temat aktuale, sigurisht të projektuara nga prizmi ynë rajonal: Ndërtimi i mjedisit rezistent të sigurisë; forcimi i partneriteteve strategjike; perspektiva evropiane dhe euroatlantike e rajonit, bashkëpunimi i ndërsjellë, ndryshimet dhe ndikimet klimatike etj- theksoi Osmani duke e prezantuar temën e edicionit të dytë të Forumit të Prespës për Dialog – “Ndërtimi i së ardhmes së Ballkanit Perëndimor në Arkitekturën Bashkëkohore evropiane të sigurisë”

Në edicionin e sivjetmë të Forumit të Prespës për Dialog, është paraparë të marrin pjesë mysafirë të njohur nga rajoni dhe më gjerë. Në hapjen e Forumit do të drejtohen presidenti i Këshillit Evropian, Sharl Mishel, nënsekretarja e Kombeve të Bashkuara për Çështje Politike – Rozmari Di Karlo, si dhe sekretarja e përgjithshëm aktuale e OSBE-së Helga Schmid. Nikoqir i hapjes do të jetë Presidenti Pendarovski, kurse pjesëmarrjen në konferencë e kanë konfirmuar edhe Presidentët nga Rajoni siç janë: Pahor nga Sllovenia, Vjosa Osmani nga Kosova, Millo Gjukanoviq nga Mali i Zi, si dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

“Nga aspekti rajonal, është veçanërisht e rëndësishme që në Forum do të marrin pjesë edhe Përfaqësues specialë kryesorë për rajonin nga ShBA-të, Bashkimi Evropian, Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania; respektivisht – Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA-së Gabriel Escobar, pastaj Miroslav Lajçak, Sir Stuart Peach dhe Manuel Saracin. Kjo do të jetë hera e parë që të katër përfaqësuesit specialë për rajonin të jenë të pranishëm në një vend, ose në një panel, duke vizituar rajonin. Ajo që është veçanërisht e rëndësishme për ne është se të katërtit, në kuadër të Forumit të Prespës për Dialog do të marrin pjesë në takimin – B6, me ministrat e punëve të jashtme të rajonit”, tha Osmani duke potencuar iniciativën B6 e cila me iniciativën e tij ishte lançuar vitin e kaluar gjatë FPD-së.

Tashmë kemi marrë konfirmim për pjesëmarrje në Forum edhe nga shumë ministra të punëve të jashtme si nga Zbignjev Rau nga Polonia, Grlliq Radman nga Kroacia, Ivan Korçok nga Sllovakia, Mevlut Çavushogllu nga Turqia, Bisera Turkoviq nga Bosnja dhe Hercegovina, kryepeshkopi Poll Riçard Gallager, sekretar i Selisë së Shenjtë për marrëdhënie me shtetet dhe të tjerë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button