Qyteti i Shkupit mbeti pa printera, kompania që i jepte me qira sot i ngarkoi në kamionë

Qyteti i Shkupit sot ka mbetur pa printerët që merr me qira, pasi kompania “Intek Sistemi” me të cilën është nënshkruar kontratë trevjeçare ka ardhur me kamionë dhe ka marrë shumicën e printerëve, pasi kryetarja aktuale e ka ndërprerë kontratën, mëson jozyrtarisht “Fokus”

“Pamja është shumë e sikletshme. Njëzet persona u sollën nga kompania, i nxjerrin nga baraka dhe i bartin”, pohojnë për “Fokus”, burime nga Qyteti i Shkupit.

Problem i madh lind me faktin që kontrata është shkëputur, ndërsa tenderi i ri nuk ka përfunduar ende.

Sipas marrëveshjes së publikuar nga Byroja e Prokurimit Publik, bëhet fjalë për kontratë trevjeçare për dhënien me qira të printerëve multifunksionalë me vlerë gati 87 mijë euro.

“Fokus” i ka dërguar disa pyetje Qytetit të Shkupit, prej nga nuk ka arritur asnjë reagim deri në publikimin e informacionit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button