Nikollovski letër të hapur opozitës që të mundësojë miratimin e ligjeve në sektorin e bujqësisë

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikolovski, përmes një letre të hapur sot i ka bërë thirrje liderit të opozitës VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, deputetëve të partisë së tij dhe koalicionit që të mundësojnë miratimin e nëntë ligjeve për bujqësi të cilët janë në procedurë parlamentare dhe prej të cilëve, siç thekson ai, varen direkt dhe indirekt 20 mijë familje, transmeton Portalb.mk.

Ministri thekson se letra nuk është treg politik, por apel për nevojën e arsyes dhe valorizimit të punës së bujqësisë, ndërsa ardhja dhe qëndrimi në pushtet, tha ai, nuk duhet të jetë kauza e vetme.

“Nëse vazhdojmë (jo)kulturën politike të politikave irracionale në kurrizin e qytetarëve, mosbesimi dhe apatia e tyre vetëm sa do të rritet. Mendoj se është koha të njohim pikat unifikuese që do të ulin ndjenjën në rritje mes qytetarëve se në shtet sundon vetëm përçarja që nuk është aspak racionale nga pozicioni i një fermeri që pret subvencionimin e tij për të filluar korrjet e reja dhe për të siguruar të ardhura të mira për veten dhe familjen”, thuhet në letrën e hapur të ministrit Nikolovski.

Ai shton në letër se po vjen një periudhë në të cilën prodhimi i ushqimeve dhe produkteve vendase që do të ndikojë në disa sektorë të prodhimit do të varet drejtpërdrejt nga mbështetja e bujqësisë dhe fermerëve dhe punës së tyre. Prandaj, për shkak të mosmarrëveshjeve politike, thekson ministri, ligjet në kushte dhe sfida të tilla globale nuk guxojnë të bien mbi kurrizin e fermerëve.

Ai kërkoi nga Mickoski dhe deputetët e opozitës që bashkërisht t’i ndihmojnë fermerët për prodhime të reja, prodhim më të lartë dhe jetë më dinjitoze, për të treguar se janë të bashkuar rreth prioriteteve më të rëndësishme dhe strategjike në këtë sektor.

“Jam i bindur dhe kjo prin në punën time, se nuk i bën dobi askujt nëse mbi kurrizin e qytetarëve tanë shtrohet vazhdimisht pyetja: “Kush fiton e kush humbet me bllokimin e Kuvendit?”. Përgjigja është e qartë kristal dhe ne si politikanë e marrim në vazhdimësi nga qytetarët. Mesazhi është i qartë, ata janë lodhur duke na dëgjuar në grindjet dhe mosmarrëveshjet tona, ndaj duhet fokusuar në zgjidhjen e shpejtë të prioriteteve të të gjithë bashkëqytetarëve tanë, veçanërisht në kohë krizash kaq të mëdha globale“, thekson Nikolovski.

Sipas ministrit Nikolovski, politika nuk duhet të jetë pengesë për qytetarët që e kanë investuar punën e tyre në ara, në fermë, në fushë dhe që prodhojnë ushqim, ndërsa ardhja dhe qëndrimi në pushtet, siç thotë ai, nuk duhet të jetë e vetmja kauzë e jona.

Në letër, ministri ka rikujtuar ligjet që aktualisht janë në procedurë parlamentare – ligji për bujqësi dhe zhvillim rural, ligji për bujqësi dhe zhvillim rural (procedurë e shkurtuar) duke përfshirë ndryshimet e tij, ligjin për themelimin e Agjencisë për mbështetje financiare në Bujqësia dhe Zhvillimi Rural, ndryshimet në Ligjin për duhanin, produktet e duhanit dhe produktet e përafërta (procedura e shkurtuar), Ligjin për Pyjet, Ligjin për Inspektoratin Shtetëror për Bujqësi dhe Ligjin për Inspektimin e Pyjeve dhe Gjuetisë dhe Ligjin për Tokën Bujqësore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button