Vendimet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut nga seanca që është mbajtur sot

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot ka mbajtur seancën e 45-të ku u vendos për marrjen e borxhit për ndërtimin e segmentit të dytë të rrugës Shkup – Bllacë, transmeton Portalb.mk.

Në këtë seancë u miratua propozim-ligji për garancinë e RMV-së për marrjen e borxhit për ndërtimin e 10.5 kilometrave nga Shkupi për në Bllacë, deri në pikë kufitare me Kosovën. Marrëveshja do të nënshkruhet ndërmjet Bankës Evropian për Zhvillim dhe Rindërtim dhe Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore.

Bujar Osmani do të udhëheqë procesin e Dialogut Strategjik ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Për këtë qëllim, Osmani do të marrë pjesë në Uashington së bashku me ministrinë e mbrojtjes dhe kulturës, Sllavjanka Petrovska dhe Bisera Kostadinovska – Stojçevska.

Qeveria në seancën e zhvilluar sot, ka miratuar garancinë për financimin e ndërtimit të deponimeve rajonale për mbeturina në rajonin e Juglindor, Vardarit, Pellagonisë, Jugperëndimor dhe rajonin e Pollogut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button