Ekipet në teren, vlerësojnë dhe sanojnë dëmet e shkaktuara nga moti

Ekipe të ndërmarrjeve publike, EVN dhe GAMA janë në terren dhe po ndërmarrin masa adekuate në pajtim me gjendjen në terren, të shkaktuar nga moti i lig i fuqishëm që e kaploi mbrëmë Shkupin.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, i cili koordinon me Trupin operativ të Qeverisë, dhe i cili mbrëmë së bashku me kryetarin e Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, vizitoi disa pika kritike të krijuara nga moti i lig në Shkup, theksoi se tani për tani nuk ka paraqitje për persona të lënduar, ndërsa është shkaktuar vetëm dëm material.

“Jemi në kontakt me GAMA-n, prej nga na informojnë se defekti në Komunën Aerodrom, i cili ishte shkaktuar nga goditja e rrufesë, është sanuar dhe nuk ka kurrfarë rreziku për popullatën. Jemi në kontakt edhe me EVN-në, prej nga marrim vesh se një numër i vogël i trafostacioneve janë në defekt për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme të shiut. Të gjitha ekipet e EVN-së janë në terren dhe pritet së shpejti të sanohen edhe këto probleme”, theksoi Janakieski.

Qytetarët mund të paraqesin probleme të krijuara të shkaktuara nga reshjet e rrëmbyeshme në telefonat kujdestar në Qytetin e Shkupit.

Gjatë motit të lig mbrëmë në Shkup ranë 37 litra në metër katror për gjysmë ore, ndërsa era arriti shpejtësi mbi 70 kilometra në orë, informuan nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike.

Në lagjen e Shkupit, Lisiçe e Re, dy automjete të parkuara ranë në gropë e cila u hap pas motit të lig të mbrëmshëm.
Automjetet ranë kur u shemb dheu në gropën ndërtimore prapa pompës së benzinës sëm Okta-s në bulevardin “Serbia”.

Në Lisiçe të Re po punohet edhe në përmirësimin e gypave të krisur të gazit dhe të ujit. Në lagje mbrëmë pati edhe ndërprerje të furnizimit me rrymë.

Mbrëmë në orën 23 e tre minuta, në Shkup dhe rrethinë është ndier edhe tërmet me intensitet prej pesë-gjashtë gradë sipas Shkallës evropiane makroseizmike-1998.

Lajme të ngjashme

Back to top button