Nxënësit e klasës së parë detyrohen që të shkojnë me udhëzim urgjent te mjeku i syve për vërtetim për regjistrim pasi nuk ka termine

Kontrolli te oftamologu, i cili është i detyrueshëm për regjistrimin e fëmijëve në klasën e parë, mund bëhet me udhëzim me prioritet sepse terminet e rregullta janë plotësuar, thonë prindër nga qytetet në brendi. Pamundësia për të marrë termin për kontroll te specialisti oftamolog po shqetëson shumë familje në mbarë vendin, të cilat kanë fëmijë që duhet të regjistrohen në shkollën fillore, ndërkohë që vërtetimi për kontrollin e syve është i detyrueshëm, shkruan SDK, transmeton Portalb.mk.

“Kërkuam nga mjeku familjar të na paraqesë nëpërmjet opsionit Termini Im, por thanë se së shpejti nuk do të ketë termine të lira. Duke kërkuar zgjidhje, mjeku familjar vendosi të na shkruante udhëzim me prioritet që ta kryenim punën me kohë. Edhe me udhëzim të tillë kemi pritur dy orë sepse në korridor kishte shumë fëmijë të cilët prisnin kontroll për të marrë vërtetimin e nevojshëm për regjistrim”, thotë një familje nga Manastiri.

Nga Ministria e Shëndetësisë pohojnë se janë hapur ambulancat për nxënësit e klasës së parë dhe tani ka mjaft vende të lira për kontroll.

“Rritja e numrit të termineve për kontroll të syve për nxënësit e klasës së parë është realizuar duke hapur termine të posaçme në të gjitha të ashtuquajturat ’ambulanta për nxënësit e klasave të para’, ku mjekët familjarë mund të caktojnë kontroll të syve për fëmijët. Kontroll mund të caktohet edhe në termine të tjera të rregullta në këto institucione. Në rrjet janë 128 mjekë-oftamologë, të cilët janë në shëndetësi publike ose bashkëpunojnë me FSSH. Për momentin, si dhe për ditët në vijim ka, mjaft termine të lira në sistemin elektronik”, thanë nga Ministria.

Vërtetimi për një kontroll te oftalmologu kërkohet për skrinim dhe zbulim të hershëm të dëmtimit të mundshëm të shikimit tek fëmijët, gjë që mund të ndihmojë ndjeshëm në trajtimin dëmtimit.

Problem me mungesën e termineve për kontroll te oftamologu ka pasur edhe vitin e kaluar gjatë regjistrimit të nxënësve në klasën e parë. Në vend ka mungesë të kuadrit të tillë specialistik. Janë rreth 20 mijë fëmijë që në shtator do të ulen për herë të parë në bankat shkollore, kurse në shëndetin publik ose që bashkëpunojnë me FSSH, ka vetëm 128 oftamologë.

Regjistrimet për nxënësit e klasës së parë zgjasin nga data e parë deri më 31 maj 2022 në shkollat ​​fillore nëpër komuna, duke respektuar plotësisht rajonalizimin e shkollave dhe vendbanimin e fëmijëve. Prindërit gjatë regjistrimit janë të detyruar të dorëzojnë certifikatën e lindjes së fëmijës, vërtetimin për vaksinat e detyrueshme që i ka pranuar fëmija, për kontrollin te oftamologu dhe stomatologu, të lëshuar nga institucioni kompetent shëndetësor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button