Vendet evropiane i dhuruan RMV-së 3 milionë euro për modernizimin e kushteve në sallat sportive të shkollave

Maqedonisë së Veriut i është ndarë grant i pakthyeshëm në vlerë prej 3 milionë eurove, i cili do të investohet në rikonstruimin e 30 sallave sportive ekzistuese në shkollat ​​fillore dhe të mesme dhe për furnizimin e pajisjeve të reja sportive gjithsej për 50 salla sportive në kuadër të shkollës fillore, njofton Portalb.mk.

Për këtë qëllim, ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri nënshkroi sot marrëveshje me Tomash Boshek, zëvendës-guvernatori i Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës, i cili siguron financim me mbështetjen e vendeve donatore – Suedisë, Norvegjisë, Austrisë dhe Gjermanisë dhe me Delegacionin e BE-së në Shkup. Mjetet financiare të grantit janë pjesë e projektit me vlerë prej 65.7 milionë euro të destinuara për investime në infrastrukturën e arsimit në vend, i cili realizohet me mjete financiare nga buxheti kombëtar, fonde nga donatorët dypalësh dhe kredi nga Banka për Zhvillim e Këshillit të Evropës dhe nën ombrellën e Kornizës së Investimeve.për Ballkanin Perëndimor – organ financimi shumëpalësh i koordinuar nga Komisioni Evropian.

“Për ne, si vend në zhvillim me buxhet mjaft të kufizuar, kjo shumë –financiare është mbështetje e konsiderueshme dhe ju siguroj se fondet do të përdoren siç duhet, në interes të fëmijëve dhe sipas analizave që kemi bërë si ministri në të kaluarën e cila tregoi se ku dhe sa, gjegjësisht të investohet në shkollat të cilat janë më prioritare, për të ofruar kushte më të mira për orët e sportit , por edhe për rekreacion pas orëve të mësimit ”, tha Shaqiri.

Ai theksoi se mjetet do të investohen në shkolla si në mjediset urbane ashtu edhe në ato rurale, që do të thotë se nuk do të ketë prioritet në ndonjë komunë apo shkollë për asnjë bazë tjetër, përveç pas inspektimit të kryer dhe vlerësimit se kushtet e konstatuara në objektin e sportit dhe pajisjet ekzistuese kërkojnë ndryshim të menjëhershëm.

“Pas dy kredive dhe dy granteve, tani kjo është marrëveshje e re për grant të tretë të pakthyeshëm nga Banka, me çka intensifikohen aktivitetet në kuadër të projektit përmes të cilit deri më tani janë ndërtuar 97 salla sportive të shkollave , 3 janë në fazën e ndërtimit dhe janë rikonstruktuar mbi 100 objekte shkollore dhe deri në fund të projektit do të rinovohen edhe 20 shkolla tjera. Pra, ne do të përmbushim plotësisht pritshmëritë dhe rezultatet e përcaktuara të vendosura në fillim të projektit”, tha ministri. Kështu që ne do të përmbushim plotësisht pritjet e definuara dhe rezultatet e përcaktuara në fillim të projektit”, tha ministri duke informuar se sipas marrëveshjes, është paraparë të realizohet plotësisht deri në fund të vitit 2024 dhe dhe projekti nuk do të ketë implikime fiskale në buxhetin e shtetit.

Zëvendës-guvernatori i Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës, Tomas Boshek shprehu kënaqësinë që i siguruan qasje Maqedonisë së Veriut në grant të ri prej 3 milionë eurove dhe informoi se që nga viti 2007 deri më tani Banka i ka mundësuar vendit mjete financiare në shumë të përgjithshme prej 42.5 milionëeuro nga të cilat përfitimet përmes përmirësimit të kushteve arsimore i kanë përjetuar mbi 100 mijë nxënës.

“Jemi shumë krenarë për këtë punë të përbashkët. Rritja e qasjes në arsim dhe përmirësimi i rezultateve arsimore për shkak të nxitjes së kohezionit social dhe rritjes ekonomike është prioritet kryesorë për Bankën. “Prandaj, me shumë kënaqësi “edhe në të ardhmen do të kishim vazhduar bashkëpunimin me Maqedoninë e Veriut në fushën e arsimit”, tha Boshek.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button