Borrell: Mos fillimi i negociatave me Maqedoninë dhe Shqipërinë është dhuratë për Putinin

Mosfillimi i negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është dhuratë për Putinin, tha Përfaqësuesi i Lartë për Sigurinë dhe Punët e Jashtme Josep Borrell pas përfundimit të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE-së, ku ishin përfshiheshirë diplomatët e parë nga Ballkani Perëndimor, transmeton Portalb.mk.

Sipas Borrellit, negociatat me Shkupin dhe Tiranën duhet të fillojnë menjëherë, para përfundimit të presidencës franceze, e cila përfundon në fund të qershorit.

Borrell konsideron se situata aktuale është e dëmshme jo vetëm për të dy vendet, por edhe për BE-në në tërësi.

“Këshilli Evropian do të vazhdojë të bëjë presion të fortë për tejkalimin e çështjeve të hapura ndërmjet Sofjes dhe Shkupit dhe heqjen e vetos bullgare. Nëse kjo nuk ndodh para përfundimit të presidencës franceze, do të ketë krizë në marrëdhëniet BE-Ballkani Perëndimor”, tha Borrell.

Qëndrimi i Bullgarisë mbetet i pandryshuar, tha në Bruksel Ministrja e Jashtme bullgare Teodora Gençovska.

Sipas saj, për Shkupin nuk është e mjaftueshme që të ndryshojë vetëm Kushtetutën.

Kujtojmë se, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria tensionuan raportet për shkak të kontesteve historike. Sofja zyrtare kërkon që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Josip Broz Tito.

Ky kontest ka bllokuar procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria gjatë vitit 2021 i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershor, kurse më pas, më 14 dhjetor të vitit 2021, edhe një herë e bllokoi fillimin e negociatave RMV-BE.

Edhe në vitin 2020, njëjtë vendi fqinj, i vendosi dy here veto Maqedonisë së Veriut, një herë në këshillin e ministrave të Jashtëm të BE-së si dhe në Këshillin për Punë të Përgjithshme të BE-së, duke penguar në këtë mënyrë miratimin e kornizës negociuese për fillimin e negociatave të vendit me BE-në. Për zgjidhjen e kontesteve të historisë, komisioni maqedonaso – bullgar ka mbajtur takime, po nuk kanë arritur të gjejnë zgjidhje. Palët kanë mosmarrëveshje më së shumti rreth identitetit të figurave historike të Mbretit Samoil dhe Goce Delçevit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button