Meksikë, numri i personave të zhdukur kaloi 100 mijëshin

Njoftohet se numri i personave të zhdukur në Meksikë që nga viti 1964 ka kaluar shifrën 100.000, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmeve në shtypin meksikan, në raportin e Regjistrit Kombëtar të Personave të Zhdukur thuhet se numri i personave të zhdukur për arsye të ndryshme në 58 vitet e fundit në vend ka kaluar mbi 100.000.

Në raport, ku thuhet se qeveria nuk ka bërë përpjekje të mjaftueshme për të zhdukurit, më tej theksohet: “Ne kërkojmë që shteti meksikan të luftojë në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe me forcë për të gjetur personat e zhdukur për shkak të dhunës së tmerrshme dhe krizës së pasigurisë që po përjetojmë në vend”.

Raporti thekson se qeveria është përgjegjëse për zhdukjet dhe për spiralen e dhunës të shkaktuar nga bandat.

“Është shumë e dhimbshme dhe alarmante që gjithnjë e më shumë familje po vuajnë dhimbje të ngjashme. Janë zbuluar më shumë se 4.000 varre të fshehura. Promovimi i ligjeve dhe politikave publike për gjetjen e personave të zhdukur është thelbësor”, theksohet në raport.

Më tej thuhet se autoritetet duhet t’u përgjigjen menjëherë kërkesave të familjeve të personave të zhdukur dhe kërkohet që të shqyrtohen me kujdes edhe raportet e organizatave të ndryshme joqeveritare për personat e zhdukur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button