Kuvendi mbanë seancën e tretë ku do të zgjidhen tre nënkryetarët e saj

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet ta mbajë seancën e tretë, në të cilën në rend dite është Propozim vendimi për vërtetimin e numrit të nënkryetarëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Me Propozim-vendimin të parashtruar nga kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski, propozohet që Kuvendi të ketë tre nënkryetarë.

Numrin e nënkryetarëve e vërteton Kuvendi i Republikës së Maqedonisë me propozim të kryetarit të Kuvendit, ndërsa ata zgjidhen nga radhët e deputetëve, të cilët bëjnë pjesë në parti të ndryshme politike të përfaqësuara në Kuvend.

Në përbërjen e re të deputetëve, koalicioni VMRO-DPMNE ka 61 deputetë, BDI 19, PDSH 7, GROM 1 dhe RDK 1. LSDM-ja ka fituar 34 vende deputetësh por vendosi të mos marrë pjesë në punën e Kuvendit.

Në rend dite janë edhe propozim-vendimet për themelim të trupave të përhershëm punues të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, për themelim të delegacioneve, grupeve të deputetëve dhe forma tjera të realizimit të bashkëpunimit ndërkombëtar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe për publikimin e shpalljes për zgjedhje të anëtarëve të Komisionit për verifikimin e fakteve.

Lajme të ngjashme

Back to top button