VMRO-DPMNE më 18 qershor do të mbajë protestë të madhe, bllokada në Kuvend do të vazhdojë

Komiteti ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së solli vendim për mbajtje të protestës së madhe qytetare që do të mbahet më 18 qershor para Qeverisë, deklaroi sonte sekretari i përgjithshëm i partisë Timço Mucunski, duke i kumtuar vendimet nga seanca e sotme e KE të partisë, njofton Portalb.

Ai informoi se nuk përjashtohen edhe hapa të tjerë, si dhe se do të vazhdojë bllokada aktive e Kuvendit që e filluan javën e kaluar me ç’rast i fillon aktivitetet që i paralajmëroi lideri partiak Hristijan Mickoski me qëllim që të nxisë mbajtje të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

“Kjo është protestë për ndryshime dhe për bashkim serioz të qytetarëve të cilët janë të pakënaqur nga politikat e Qeverisë. Arsyeja kryesore për sjellje të vendimeve të këtilla, për fat të keq, është mungesa e çfarëdo lloj gatishmërie të kryeministrit dhe garniturës qeveritare për vendosje të një dialogu të zakonshëm politik me opozitën dhe të paktën minimum unitet shtetëror lidhur me kërkesat tona për gjetje të zgjidhjes rreth disa gjendjeve të krizave dhe sfidave me të cilët ballafaqohet një periudhë më të gjatë kohore shteti ynë”, tha Mucunski, duke theksuar se aktivitetet e ardhshme do të jenë edhe një impuls për shkaktim të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare”, theksoi Mucunski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button