Borell: Nëse kontesti mes Shkupit dhe Sofjes nuk zgjidhet para korrikut, do të jemi në një krizë të thellë me rajonin

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Zhozep Borell deklaroi se vendosë kornizë kohore për zgjidhje të kontestit midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, deri në fund të presidencës franceze, më 30 qershor, shkruan MIA, njofton Portalb.

Borell këtë e deklaroi sonte në konferencën për shtyp pas Këshillit ministror të punëve të jashtme, në të cilin u mbajt edhe seancë e posaçme me ministrat e punëve të jashtme të Ballkanit Perëndimor për herë të parë.

“Thellësisht nërhyrëm në çështjen për marrëdhëniet me Bullgarinë, e cila po e bllokon procesin, gjatë debatit midis vendeve-anëtare të BE-së, dhe kjo është diçka që duhet të tejkalohet, ka vullnet politik në Këshill që të evitohet krizë që do të ndodhte nëse nuk zgjidhet deri në fund të presidencës franceze vendosë afatin kohor. Nëse nuk ndodhë do të kemi krizë serioze në marrëdhëniet me vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe do të vazhdojmë të kryejmë presion ndaj të dyja palëve që të gjehet zgjidhje”, deklaroi Borell sonte nga Brukseli.

Ai përkujtoi edhe se Maqedonia e Veriut, së bashku me Shqipërinë dhe Malin e Zi, janë tërësisht të harmonizuara me politikën e jashtme të BE-së dhe me sanksionet e BE-së kundër Rusisë, si dhe se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria ndodhen në listën e vendeve armiqësore të Moskës. E gjithë kjo, theksoi, do të ketë çmim.

“Duhet të fillojmë negociata me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, dhe shpresoj, më shumë se shpresë dhe dëshirë, se kjo do të ndodhë gjatë presidencës franceze, konsideorjmë se kjo shtyrje është e paq[ndrueshme”, tha Borell, duke shtuar edhe se të dyja vendet i përmbushin të gjithë kushtet që kërkohen nga ato, dhe nëse nuk kanë perspektivë për BE-në kjo do t’i kushtojë shumë Evropës në kuptim të kredibilitetit, ndërsa do të paraqesë edhe dhuratë për Rusinë.

Për Borellin, procesi i kandidaturës së Ukrainës nuk është i lidhur me procesin e zgjerimit drejt Ballkanit Perëndimor.

Në pyetjen se nëse po shqyrtohet ndihmë ekonomike dhe financiare për Maqedoninë e Veriut dhe rajonin për shkak të pasojave që po i pësojnë  këto vende, Borell theksoi se sot nuk kanë hyrë në detaje të kësaj teme.

“E dimë se Maqedonia e Veriut dhe të tjerat do të kenë nevojë për ndihmë marko-ekonomike, do ta inkorporojmë Balkkanin Perëndimor në përgjigjen tonë ndaj krizës, por të jem i sinqertë, nuk kemi ndërhyrë në asnjërën çështje për kompensime ose ndihmë makro-financiare për shkak të sanksioneve specifikisht”, porositi Zhozep Borell.

Ai paraprakisht bëri thirrje që të mos llogaritet kriza si pasojë nga sanksionet, por nga lufta e Rusisë dhe vlerësoi se duhet të zhvillojë betejë në pjesën e “narrativit” rreth sanksioneve, gjithashtu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button