fbpx

Kërkesat e para për çmimin e energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut

Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit (KRRE) ka pranuar kërkesat e para nga kompanitë energjetike për çmimin e energjisë elektrike që duhet të vlejë pas 1 korrikut  në tregun rregullator. Deri tani kërkesë në KRRE kanë dorëzuar Elektroshpërndarësi për shpërndarjen e energjisë elektrike, MEMO për kryerjen e veprimtarisë organizim dhe menaxhim me tregun e energjisë elektrike dhe EVN Houm, raporton MIA.

“Këto kërkesa kanë ardhur të enjten. Ne i analizojmë dhe kur të kemi të dhëna të sakta se cila kompani çka kërkon, do të informojmë menjëherë opinionin. Ajo që tashmë është e sigurt dhe e ditur është se Elektroshpërndarësi e ka mbyllur vitin me 40 milionë euro humbje. Edhe EVN Home e mbylli vitin me humbje prej 25 deri në 30 milionë euro. Kur t’i marrim të dhënat për MEPSO-n, do të informojmë edhe për MEPSO-n”, tha Bislimoski në një pyetje në konferencën e sotme për media.

Ai theksoi se në procesin e formimit të çmimit, ndikim më të madh do të ketë prokurimi, para së gjithash në humbjet e energjisë elektrike në rrjetin e transmisionit dhe shpërndarjes.

“Kur e morëm vendimin e fundit, kemi llogaritur me një çmim prej 143 euro për megavat orë, me shpresë se do të kemi stabilizim të tregut të energjisë elektrike. Fatkeqësisht, kjo nuk ndodhi dhe të dhënat që kemi sot në bursën hungareze për parashikimin e çmimeve për muajin qershor janë 236 euro për megavat orë, për tremujorin e tretë të këtij viti 257 euro dhe për të gjithë vitin 2023  kemi 240 euro për megavat orë”,  tha Bislimoski dhe shtoi se humbjet e energjisë elektrike të Elektroshpërndarjes nga marsi deri në qershor i siguron EMV me çmim prej 143 euro për megavat orë.

EMV, shtoi ai, i siguron edhe humbjet në rrjetin e transmisionit.

Bislimoski tha që nuk është optimist se do të ketë ulje të çmimit të energjisë elektrike nën 200 euro për megavat orë jo vetëm në bursën rajonale, por edhe në bursat e tjera evropiane, duke shtuar se kjo do të ushtronte presion serioz mbi kompanitë maqedonase të cilat janë në  tregun e lirë të  energjisë elektrike.

Ai ka theksuar se EMV ka përmbushur plotësisht obligimet ndaj EVN Houm në katër muajt e fundit pas vendimit për çmimin e energjisë elektrike në dhjetor, i cili parashihte që 100 për qind të nevojave të sigurohen nga ana e EMV-së.

“Fatkeqësisht u shfaq një grup konsumatorësh, përfshirë edhe komunat në vend, të cilët në një mënyrë shumë të diskutueshme u kthyen nga tregu i hapur në tregun e rregulluar. Ky qëndrim jokorrekt për katër muajt e parë kushton 30 milionë euro. Ato 30 milionë euro janë 9 për qind e të ardhurave maksimale të rregulluara nga KRRE”, sqaroi Bislimoski.

Për të gjitha këto dukuri, theksoi ai, të cilat KRRE i ka vërejtur në fund të janarit dhe në fillim të shkurtit, janë njoftuar të gjitha institucionet përkatëse në vend që të marrin masa dhe po ashtu është dhënë urdhër që Elektroshpërndarësi t’i analizojë sa më shumë,  siç tha ai, me kusht t’i tregoj  kontratat fiktive që zakonisht ndodhin midis një konsumatori që ka qenë në tregun e lirë dhe një kompanie fillestare ose një ndërmarrje shumë të vogël të shërbimeve publike që nuk kualifikohet për të shkuar në tregun e lirë dhe për të ardhur në një treg të lirë ose treg të rregulluar.

Ai rekomandoi rritjen e prodhimit vendor të energjisë elektrike dhe shtoi se sinjalet tregojnë se në këta katër muaj është rritur për rreth 10 deri në 15 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

“Po ashtu, një numër i madh i kompanive të Maqedonisë së Veriut  që kanë mundësi të vendosin fotovoltaikë në kulmet e tyre dhe në këtë mënyrë të kursejnë shpenzimet e energjisë elektrike dhe sipas informacioneve që kemi tani kanë kosto siç kanë pasur në kushte kohore të qeta. Deri më tani kemi nxjerrë apo kemi filluar procedurat për lëshimin e rreth 32-33 megavat, që është në nivelin e “St. Petka”  hidrocentrali i fundit që është ndërtuar me paratë e shtetit. Presim që numri i kompanive të tilla të dyfishohet në korrik dhe gusht dhe të kemi diku 7-8 muaj ndërmjet 60 dhe 70 megavat termocentrale të sapondërtuara fotovoltaike që do ta qetësojnë situatën me çmimin e energjisë elektrike në tregun e lirë”, thekson Bislimoski.

KRRE deri në fund të qershorit duhet të marrë vendim për çmimin e energjisë elektrike në tregun e rregulluar, i cili do të jetë i vlefshëm deri në fund të vitit. Ai njeh kostot e justifikuara që i kanë kompanitë energjetike

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button