Abdurrahimi dhe Ibrahimi sulmojnë Kamerunin

Reprezentacioni i Maqedonisë sot do të luajë ndeshjen e parë kontrolluese nën udhëheqjen e përzgjedhësit, Boshko Gjurovski, i cili tashmë ka bërë të ditur se me cilin formacionin do të dalë përballë Kameerunit.
Ndeshja në fjalë luhet sot në orën 19:00 në Kufshtajn të Austrisë.

Mundësinë që të debutoj në këtë ndeshje e ka edhe Besart Abdurrahimi, sulmues i skuadrës izraelite, Hapoel Tel Aviv, i cili do të luaj në sulm, ndërsa nga krahët ai do të ketë edhe ndihmën eAgim Ibraimit dhe Ivan Triçkovskit.

“Kameruni është favorit në ndeshje e sotme, këtë e tregon radhitja e tyre, por ne nuk do të dorëzohemi pa luftë. Jemi të përgatitur për rezultat pozitiv. Qëllimi ynë është të vendosim një lojë ofensive, dëshiroj të luajmë me top në këmbë, të fokusohemi dhe shpejt ta parashikojmë çdo situatë”, ka thënë Gjurovski për faqen zyrtare të FFM-së.

Ky do të jetë formacioni i Maqedonisë: Paçovski, Todorovski, Popov, Ristevski, Gërnçarov, Spirovski, Babunski, Trajkovski, Ibraimi, Triçkovski dhe Abdurrahimi. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button