Disa prej uebsajteve më të klikuara në botë grumbullojnë informacione pa dijeninë e vizitorëve

Kur regjistroheni në një buletin, bëni një rezervim apo blerje online, me shumë gjasa mendoni se asnjë informacion i juaj nuk është dërguar deri më momentin që të shtypni një buton që aprovon veprimin, raporton PCWorld.

Një hulumtim i fundit zbulon se kjo nuk është aspak e vërtetë. Shumë uebsajte fillojnë të grumbullojnë informacione rreth juve në momentin që filloni të shkruani në një formë digjitale pa e dërguar ende.

Hulumtuesit e KU Leuven, Universitetit Radbound dhe Universitetit të Lozanës analizuar 100 mijë uebsajte popullore për të parë skenarët e shfrytëzimit të vizitorëve.

Hulumtimi gjeti se 1,844 uebsajte merrnin adresën e e-mail-it të përdoruesit pa dijeninë e tij në Evropë.

U zbulua gjithashtu se 52 uebsajte ku palë të treta përfshirë gjigantin Rus të teknologjisë Yandex grumbullonin informacione rreth fjalëkalimit përpara përfundimit të regjistrimit në një formë online.

Gjetjet hulumtuesit do ti prezantojnë në konferencën e sigurisë Usenix në Gusht. Gjatë plotësimit të një forme hulumtuesit vunë re se në momentin që përdoruesit plotësonte fushën e parë dhe kalonte tek e dyta, sajti grumbullonte informacionin e vendosur në fushën e parë dhe kështu me radhë.

Ata zhvilluan një shtojcë për Firefox quajtur LeakInspector për të identifikuar rastet e grumbullimit të informacionit nga këto sajte gjatë plotësimit të formave dixhitale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button