Ministri Osmani në Bruksel kërkoi fillimin e menjëhershëm të negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE

Në takimet e realizuar nga Këshilli i Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian me ministrat e Ballkanit Perëndimor, ministri i punëve të jashtme në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani, ka kërkuar që menjëherë të zhbllokohet procesi eurointegrues i vendit, transmeton Portalb.mk.

“Ministri Osmani kërkoi edhe një herë fillimin e menjëhershëm të negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut, duke pasur parasysh ndikimin e agresionit rus në Ukrainë”, deklarojnë nga Ministria për Punë të Jashtme në Maqedoninë e Veriut.

Ministria sqaroi që procesi eurointegrues i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë ishte një nga temat kryesore të këtij takimi, duke përfshirë edhe ndikimin e luftës së Ukrainës në Ballkanin Perëndimor.

“Bashkimi Evropian duhet të bëjë lëvizjen e duhur në këtë moment dhe të ndërmarrë hapa vendimtarë për hapjen e menjëhershme të negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut, pasi integrimi i plotë i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është me interes parësorë politik-sigurisë dhe gjeostrategjik për Unionin dhe të ardhmen e kontinentit evropian.”, ka theksuar Osmani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button