fbpx

Kallëzim Penal për 37 vjeçarin për keqpërdorim të detyrës zyrtare në lidhje me lejet për vetura

Policia e Maqedonisë së Veriut ka paraqitur kallëzim penal ndaj 37 vjeçarin nga Shkupi i cili dyshohet për dy vepra penale në lidhje me punën e tij si zyrtare, transmeton Portalb.mk.

“Kallëzim penal ndaj 37 vjeçari S.B., ish-referent në Repartin për punë të qytetarëve në Shkup, për shkak ekzistimit të dyshimeve se ka kryer dy vepra penale”, deklarojnë nga Policia, duke sqaruar që tashmë ai nuk punon aty.

Ai dyshohet për “keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe autoritetit” dhe “falsifikimin e dokumenteve”, vepra të dënueshme në bazë të nenit 353 dhe 361 nga Kodi Penal. Në katër raste ai dyshohet se ka shënuar të dhëna të pavërteta në leje qarkullimi, në lidhje me xhamat e errët dhe instalimin e gazit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button